LAJMI I FUNDIT:

​Covid-19 në SHBA, 1.169 të vdekur 24 orët e fundit

​Covid-19 në SHBA, 1.169 të vdekur 24 orët e fundit

Mbarë bota është paralizuar nga coronavirusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekura aktualisht.

Referuar universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 1169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo natyrisht përbën numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve që në momentin që ka nisur përhapja e virusit.

Në total në SHBA ka rreth 6000 viktima, ndërsa zyrtarisht të konfirmuar janë 244 mijë raste me Covid-19. New York-u mban vendin e parë me plot 1500 persona të vdekur nga coronavirusi. /kp/Telegrafi/