LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, thotë studimi i ri

COVID-19 mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, thotë studimi i ri
Portrait of young Middle-eastern scientist taking notes on clipboard while working on medical research in laboratory while his female colleague looking in microscope

Coronavirusi i ri mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, zbulon studimi i ri.

COVID-19 duket se ka fuqi të dëmtojë funksionimin e disa qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, e cila gjë bënë që trupi të mos luftojë infeksionet e ndryshme, thonë studiuesit në Hong Kong, raporton CNN.


Ekipi në Universitetin e Hong Kongut (HKU) tha se gjetjet e tyre tregojnë se rritja e imunitetit me barna të caktuara mund të ndihmojë pacientët të shërohen më mirë. Është një qasje që tashmë po testohet në disa grupe të vullnetarëve.

Studiuesit shikuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar më herët për coronavirus në Hong Kong dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të vullnetarëve të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Qelizat e sistemit imunitar të njohura si qeliza dendritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse natyrale te pacientët me COVID-19 shihet se janë dëmtuar seriozisht. Të gjitha këto qeliza janë pjesë e përgjigjes së trupit ndaj një infeksioni.

Ndryshe, një nga ilaçet e testuar ishte interferoni beta-1b. Fillimisht u zhvillua si një trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ajo synon sistemin imunitar të trupit, po testohet gjithashtu te pacientët me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori