LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, një menaxher në Britani të Madhe “kërcënon se do të largohen nga puna ata që qëndrojnë në shtëpi”

Coronavirusi, një menaxher në Britani të Madhe “kërcënon se do të largohen nga puna ata që qëndrojnë në shtëpi”

Një menaxher në një nga furnizuesit më të mëdhenj të supermarketeve të ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar është kapur duke thënë se ata që do të qëndronin në shtëpi do të ishin të parët që do të largoheshin nga puna.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, Sean Madden, drejtues i operacioneve në grupin e ushqimit të freskët Bakkavor, i cili furnizon Tesco, Sainsbury’s, Marks & Spencer dhe Waitrose dhe ka 25 fabrika në të gjithë vendin, u tha punëtorëve të habitur se e ardhmja e tyre ishte në dyshim nëse ata qëndrojnë në shtëpi.


Një adresim i tillë në fabrikën e ndërmarrjes në veri të Londrës në Elveden u filmua në fshehtësi dhe u nda për mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Në pamje shfaqen punëtorë, të ulur më pak se dy metrat e rekomanduar larg, duke dëgjuar zotin Madden ndërsa ai tha se pandemia ishte duke çuar në rënie të porosive.

Personi në fjalë thuhet se gjithashtu regjistroi z. Madden duke thënë se masat e duhura për distancimin shoqëror ishin të pamundura në fabrikë.

Stafi thotë se ata kanë ndjerë presion për të punuar edhe nëse kanë kushte themelore shëndetësore ose të afërm që tregojnë simptoma të coronavirusit.

Në video ai u tha atyre: ‘Nëse duhet të largojmë 200 punëtorë muajin tjetër, unë do të shikoj se kush u përpoq të punojë dhe unë do të shikoj se kush nuk u shqetësua që të vinte në punë”.

“Njerëzit që nuk u shqetësuan të kthehen në punë, ju e dini se ata do të jenë njerëzit e parë nga të cilët duhet të largohen, për fat të keq”.

Ai shtoi se punëtorët duhet të qëndrojnë në shtëpi vetëm nëse nuk ishin mirë ose shfaqnin simptoma.

Disa nga punonjësit e Bakkavor i thanë Guardian dhe ITV News se ndjeheshin nën presion për të shkuar në punë.

Dhe lidhur me këtë kompania ka thënë: “… komentet e bëra në lidhje me këto ishin të papërshtatshme. Ne e marrim këtë shumë seriozisht dhe po hetojmë çështjen”. /Telegrafi/