LAJMI I FUNDIT:

Conte i kënaqur pas fitores ndaj Milanit

Conte i kënaqur pas fitores ndaj Milanit

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka lavdëruar lojtarët e tij pasi Bianconerët arritën të rikthehen nga diasavantazhi 1-0 për të fituar 2-1 dhe për ta eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë.

“Gjithmonë është ndeshje e vështirë ajo në mes të dy ekipeve të mëdha dhe klubeve që kanë fituar aq shumë. Uria jonë ishte e madhe dhe pata një përgjigje të duhur nga secili, veçanërisht pasi inkuadrova shumë lojtarë të cilët nuk kishin luajtur një kohë”.

“U thash atyre se ajo çfarë ndodhi kundër Sampdorias kurrë nuk duhet të ndodhë sërish. E uroj Marco Storarin, pasi ai bëri një ndeshje të shkëlqyeshme në portë dhe jam krenar për të”, ka thënë Conte për Rai. /Telegrafi/