Conte: E vështirë të gjesh fjalë për Buffonin

Veterani 37-vjeçar do të realizojë ndeshjen e tij të 150 për Italinë kur ata do të përballen sot me Bullgarinë në kualifikime për EURO 2016.
Ish-mengaxheri i Juves ka thurur lavdata për portierin, i cili është në shërbim të kombëtares në 18 vjetët e fundit.
“Është e vështirë të gjesh fjalë për ta përshkruar Gigin”, ka thënë Conte.
“Ai është një kampion. Unë e admiroj si lojtar dhe si burrë. Ai ishte bashkëlojtari im, portieri im në nivelin e klubeve dhe tani me Italinë”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































