“Ai asnjëherë nuk e ka njoftuar atë me familjen e tij. Ajo po ashtu është nevrikosur shumë pasi që nuk e ka falënderuar kur e fitoi çmimin Golden Globe”, ka thënë një burim për revistën “In Touch Weekly”.

Emma ka konfirmuar se ata nuk janë më bashkë, duke shtuar se do të mbesin miq. Ndërkohë, së fundi është spekuluar se Farrell është në lidhje me aktoren Salma Hayek, me të cilën janë parë duke u puthur.