Çmimi i naftës është zhytur në nivele që nuk janë parë që nga viti 2002 pasi kërkesa për naftë të papërpunuar ka rënë në kolaps nga përhapja e Coronavirusit.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra në 22.58 dollarë për fuçi, nivel ky më i ulët që nga nëntori i vitit 2002.
Ndërkohë çmimi i West Texas Intermediate (WTI) ra nën 20 dollarë për fuçi dhe afër nivelit më të ulët në 18 vite.
Gjatë këtij muaji shumë kompani kanë ndërprerë ose mbyllur prodhimin, çka ka çuar në rënien e çmimit nën gjysmë, përcjell Telegrafi.
Përveç rënies së kërkesës, një luftë çmimesh shpërtheu në fillim të këtij muaji midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.
Kjo filloi kur Arabia Saudite nuk arriti të bindë Rusinë të mbështesë shkurtimet e prodhimit që ishin pajtuar me anëtarët e tjerë të grupit të prodhuesve të naftës OPEC.
Vendimi erdhi ndërsa rafineritë në të gjithë botën po përpunojnë më pak naftë të papërpunuar. Kërkesa për transport është bllokuar nga linjat ajrore dhe kufizimi i makinave, ku shumë vende po ndërmarrin gjithnjë e më shumë masa të ashpra për të luftuar shpërthimin e Coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi