LAJMI I FUNDIT:

Çmimet Oskar: Day-Lewis shkruan histori

Çmimet Oskar: Day-Lewis shkruan histori

Daniel Day-Lewis ka hyrë në historinë e kinematografisë duke u bërë aktori i parë i cili ka fituar tre çmime Oskar si aktori më i mirë në rolet kryesore.

Në ceremoninë e mbrëmshme të zhvilluar në Kodak Theater të Los Angelesit, aktori britanik u vlerësua për interpretimin e tij në filmin ‘Lincoln’ me regji të Steven Spielberg. Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit, Daniel Day-Lewis theksoi: “Nuk e di se si ndodhi. Kam pasur shumë fat në jetë.”


Adele mban në duar trofen për Këngën më të Mirë në film

Në këtë mënyrë Daniel Day-Lewis ka kaluar legjenda si Jack Nicholson, Marlon Brando, Dustin Hoffman dhe Tom Hanks, të cilët kanë nga dy çmime Oskar në karrierën e tyre si Aktori më i Mirë në rolin kryesor.

Filmi më i Mirë i vitit u shpall trileri ‘Argo’ me regji të Ben Affleck. Ky film është i pari që nga viti 1989 që shpallet si më i miri pa pasur në nominim për Oskar regjisorin e tij. Në atë vit Oskarin e kishte fituar filmi ‘Driving Miss Daisy’.

Ben Affleck duke pranuar çmimin Filmi më i mir për "Argo"

Çmimin e Aktores më të Mirë në rol kryesor e fitoi 22-vjeçarja Jennifer Lawrence për interpretimin në filmin ‘Silver Linings Playbook’.

Aktorja më e mirë, Jennifer Lawrence

Anne Hathaway mori çmim Oskar për Aktoren më të Mirë në rol dytësor për paraqitjen në filmin “Les Miserables”.

Çmimi i Regjisorit më të Mirë të vitit shkoi në duart e Ang Lee me filmin ‘Life Of Pi’.

Lista e fituesve në Oskar:

Filmi më i mirë: Argo

Aktori më i mirë: Daniel Day-Lewis (Lincoln)

Aktorja më e mirë: Jennifer Lawrence (Silver Linings Playbook)

Aktori më i mirë joprotagonist: Christopher Waltz (Django Unchained)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Anne Hathaway (Les Miserables)

Regjisori më i mirë: Ang Lee (Life of Pi)

Filmi më i mirë i huaj: Amour (Austri)

Skenari më i mirë: Quentin Tarantino (Django Unchained)

Filmi më i mirë i animuar: Brave

Produksioni më i mirë: Lincoln

Cmimi i kinematografisë: Life of Pi

Kolona zanore më e mirë: Skyfall (Adele Adkins dhe Paul Epworth)

Kostumografia më e mirë: Anna Karenina

Dokumentari më i mirë: Searching for Sugar Man

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër: Inocente

Makiazhi më i mirë: Les Miserables

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër: Paperman

Efektet vizuale më të mira: Life of Pi /TCH/