Një ndër gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit kosovar, padyshim që është edhe Genc Nuza.
Nuza është shpallur pesë herë gjyqtari më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Edhe për vitin e fundit ishte shpallur ‘bilbili’ më i mirë në Kosovë.
Përkundër këtij fakti, ai po injorohet nga Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve.
Nuza është deleguar në vetëm dy ndeshje të Superligës në stinorin pranveror, në takimin Drenica – Ferizaj dhe Gjilani Llapi.
Nuza gjithashtu ka referuar edhe në ndeshjet e Kupës, Ferizaj – Feronikeli dhe takimin e Ligës së Parë, Drenasi – Vëllaznimi.
Kujtojmë se një gjyqtar i tillë është i kërkuar edhe i vlerësuar edhe nga klubet kosovare për shkak të reputacionin dhe korrektësisë.
Nuza në karrierën e tij ka referuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare pasi që e ka stemën e FIFA-s. /Zëri.info/