Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapitulli i 10-të: Shoqëria informative dhe media
Komunikimi elektronik si pjesë e rëndësishme e informimit të shoqërisë është thelbi i skriningut në këtë kapitull të BE-së ndaj Maqedonisë.
Vlerat e konkurrencës në mes mediave dhe kompanive të komunikimit elektronik janë parimet kryesore të ndryshimeve në Maqedoni.
Transparenca, rregullat dhe bashkëpunimi mes mediave, institucioneve dhe shoqërisë janë mjetet me të cilat mund të arrihet përmirësim në pjesën e punës së mediave, sipas standardeve Evropiane.
Media Plus dhe Media Training janë programet për trajnim që do të duhet të kalojnë mediat në vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/