Duke qenë se meshkujt dhe femrat funksionojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, ia vlen që të gjithë meshkujt t’i rikujtojmë se cilat dhurata gjenden në listën e zezë të shpërblimeve për Ditën e të dashuruarve.
Përqafimi
Nëse keni biseduar me të dashurën rreth dhuratës për Shën Valentin dhe keni marrë vesh se ajo është modeste, kujdes, mund të gaboni rëndë. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të paraqiteni para saj me duar të zbrazëta, të zgjeruara për përqafim dhe puthje.
Aplikacionet e dashurisë së "facebook"-ut
Edhe pse tingëllon mirë, nuk është aspak romantike, por bëhet fjalë për një dembelizëm të vërtetë. Nëse me të vërtetë e doni atë person, atëherë mundohuni dhe bëni diçka më shumë se dy ‘klik’ -a të mausit.
Dhuratat për humbje në peshë
Kjo është një fushë e ndaluar, ku nuk duhet të shkelë asnjë mashkull. Kilet janë një temë shumë e ndjeshme për çdo grua, prandaj nëse keni dëgjuar se e dashura juaj preferon që ta blejë ndonjë CD me ushtrime, apo tableta për humbje në peshë, mos u bëni ju ai që do t’ia blejë këto produkte.
Dhuratat qesharake
Ndoshta juve dhe miqve tuaj ju duket ide shumë e mirë që të dashurës t’i bëni ndonjë dhuratë qesharake, dijeni se kjo është njëra ndër dhuratat më të papëlqyera për femrat. /Telegrafi/