Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se si do të ngrohni shtëpinë, atëherë sigurisht se ju interesojnë sistemet më të leverdishme ekonomike të ngrohjes. Kompania TermoLuli ju ofron një mori pajisjesh të ngrohjes, me efikasitet të lartë dhe kosto të përballueshme ekonomike. Janë produkte që nuk zënë vend edhe në shtëpi e banesa me hapësirë të vogël.

Ngrohje me pompë termike Hitachi

Pompa Termike Hitachi është e përsosur për ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitar. Me këtë ju kurseni energji elektrike dhe njëkohësisht siguroni ngrohtësi në shtëpinë tuaj.

Me gamë operimi prej -25 deri në 46 gradë Celsius, pompa e re termike Hitachi është pajisje që jua ofron të gjitha mundësitë gjatë gjithë stinëve të vitit për rehati në shtëpinë tuaj. Mund t’ju ofrojë ngrohje dhe freski edhe nëpërmjet sistemit të ngrohjes në dysheme, me radiatorë dhe ventilo-konvertor. Mund të përdoret me çfarëdo rezervuari të ujit të ngrohtë edhe gjatë dimrave më të acartë. Krejt këto me një pajisje të vetme!

Kalldaja elektrike ECA

Kalldajat elektrike, ECA, me kapacitete prej 12, 15, 18, 24 e 27 kW, kanë pompë efiçiente të energjisë me sistem ErP (monofazor dhe trefazor), njëherësh zënë shumë pak hapësirë me dimensionet e tyre minimale. Mund ta përdorni me opsionet On/Off, por edhe me termostatë dhomash. Me modalitetin Comfort, përherë keni qasje në ujë të ngrohtë, duke ju ofruar edhe siguri me kontrollin automatik për bojlerin.

Kalldaja me pelet e dru

TermoLuli ju ofron edhe lloje të ndryshme kalldajash me pelet dhe dru. Janë pajisje që me lehtësi mund t’i vendosni kudo dhe të pajisura me kontrollorë të përshtatshëm elektronikë. Me leverdinë e tyre ekonomike, janë pajisje që me lehtësi kthehen në zgjidhje të përsosur për shtëpinë, apo hapësirën tuaj biznesore. Instalohen e menaxhohen lehtësisht.

Për më shumë informacione:

Tel: 038 76 55 55

Viber: +383 45 771 800

E-mail: info@termoluli.com

Website: www.termoluli.com