Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në kryeqytet.
Ai ndër të tjera përmendi shërbimin shtëpiak shëndetësor.
“Shërbimi shtëpiak i ofrohet secilit qytetar që për arsye shëndetësore ose të moshës nuk mund të merr shërbim në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ky shërbim para dy viteve ka punuar pesë ditë në javë nga 8 orë, d.m.th një ekip. Ndërkaq, tani kemi bërë 4 ekipe, që punojnë 12 orë, 7 ditë të javës”, tha ai.
Tutje, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë theksoi se këtë vit, prej 1 janarit deri më 1 dhjetor janë dhënë rreth 70 mijë shërbime shëndetësore në shtëpi.
Sadiku më tej tha se po rritet numri i personave mbi moshën 65 vjeç dhe rrjedhimisht po rritet kërkesa për këto shërbime.
Ai tha se vitin e ardhshëm do të forcohet edhe shërbimi paliativ.
Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/