Manchester City është shpallur fajtor për thyerjen e rregullave financiare të Fair Play.
Dhe kampionët e Ligës Premier tani po përballen me perspektivën reale të përjashtimit nga Liga e Kampionëve.
UEFA këtë mëngjes konfirmoi se njësitë e hetimeve të saj kishin gjetur se Citizens kanë punuar në kundërshtim me rregulloret e FFP.
Në një deklaratë të shkurtër, UEFA shpjegoi “Shefi i Hetuesit të Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pasi është konsultuar me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetimore të CFCB, ka vendosur sot të dërgojë rastin e klubit anglez në dhomën gjykuese të CFCB”.
“Dhoma hetuese e CFCB kishte hapur një hetim për Manchester City FC më 7 mars 2019 për shkeljet e mundshme të rregulloreve financiare të Fair Play (FFP) që u bënë publike në media të ndryshme”, shkruan në njoftimin e institucioneve evroopiane.
UEFA tha se nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në pritje të gjykimit përfundimtar, që tani pritet brenda disa javësh.
Klubi Etihadit akuzohet për fshehjen e milionave në fonde nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group, nën maskën e fitimeve legjitime të sponsorizimit nga kompanitë me bazë në Gulf duke përfshirë Etihad Airways dhe gjigantët e investimeve Aabar.
Email-at dhe dokumentet gjithashtu sugjeruan se Citizens iu kishin kërkuar sponsorëve të paguajnë bonuse për të fituar FA Cup në vitin 2013 – edhe pse ata humbën në finalen me Wiganin – dhe shfryn pagesat e të drejtave të imazhit për lojtarët përmes një kompanie të veçantë që ishte në të vërtetë ende e kontrolluar nga klubi.
Pretendime të tjera thuhet se kanë të bëjnë me transferimin e Jadon Sancho për 250 mijë euro, i cili në atëkohë ishte 14-vjeçar kur u transferua nga Watfordi. /Telegrafi/