LAJMI I FUNDIT:

Çitaku fton kosovarët në SHBA për të gjitha emergjencat ta kontaktojnë ambasadën

Çitaku fton kosovarët në SHBA për të gjitha emergjencat ta kontaktojnë ambasadën

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka ftuar kosovarët që jetojnë atje që nëse kanë ndonjë urgjencë të kontaktojnë me ambasadën nëpërmjet emailit zyrtar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku tha se gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19 institucionet përkatëse të Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimin e sigurt në atdhe.


“I lusim të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në SHBA dhe të cilët kanë emergjencë të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në email të Ambasadës (ata të cilët nuk e kanë bërë deri tani), duke bashkangjitur kopjen e pasaportës dhe të vizës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se, të gjithë ata që kthehen do të detyrohen të qëndrojnë dy javë në karantinë.

“Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimin e sigurt në atdhe. Ju jeni në dijeni se të gjithë të kthyerit duhet të vendosen në karantinë të obliguar 14 ditore dhe hapësirat janë të kufizuara, andaj duhet pritur deri sa të sigurohen vende për të gjithë të kthyerit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.