Këtë të enjte mbrëma, Cineplexx organizon ngjarjen “Horror Night” me premierën e filmit më të pritur të zhandrit horror, Us.

Filmi Us po vlerësohet shumë nga kritikët në krahasim me filmat e tjerë të këtij zhanri. Nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes, filmi është vlerësuar me 100%, gjë e cila rrallë herë ndodhë për një film horror të vlerësohet me pikët maksimale.

Jordan Peele i njohur për kryeveprën e tij “Get Out” sjell tek Us një mitologji të re të këtij zhanri si dhe përbindësh të ri. Sa i përket ngjarjes së filmit, çfarë planifikohen të jenë pushimet e përkryera verore të një familje, merr tatëpjetën e një makthi të tmerrshëm.

Qetësia e një familjeje të katër anëtarëve kthehet në kaos kur sozitë e tyre fillojnë t’i terrorizojnë. Us bashkon aktorët e filmit Black Panther, Lupita Nyong’o dhe Winston Duke të cilët na sjellin një performancë mbresëlënëse.


Të enjten me 21 mars, Cineplexx për ti ofruar publikut një eksperiencë sa më reale dhe argëtuese, do të organizojë në kinema një skenografi të inspiruar nga filmi.

Biletat e filmit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx.Për më shumë rreth orareve të eventit mund t’i gjeni në ueb-faqen e Cineplexx.

(Artikull i sponsorizuar)