Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Deri tani janë numëruar 44.19% të votave, ku LVV është duke prirë me 81.89% të votave, e dyta radhitet LDK me 7.21% të votave dhe e treta PDK me 5.75% të votave, transmeton Telegrafi.
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku deri tani ka marrë 255 vota. Kandidatja e dytë më e votuar është Hykmete Bajrami me 156 vota.
Kandidati tjetër më i votuar është Kujtim Shala me 149 vota, pastaj kandidatja Doarsa Kica Xhelili me 143 vota.
I pesti kandidat më i votuar në listën e LDK-së është Anton Quni, me 120 vota.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet nga numërimi i votave të diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/