LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi i qëndron mbrapa postimit të bërë: FSHF dhe Reja e duan Bytyqin, në qershor do të ftohet

Cikalleshi i qëndron mbrapa postimit të bërë: FSHF dhe Reja e duan Bytyqin, në qershor do të ftohet

Sokol Cikalleshi e ndërmorri hapin e parë që Zymer Bytyqi të ftohej te Kombëtarja e Shqipërisë.

E gjitha nisi kur në një ndeshje në kampionatin turk, Bytyqi asistoi për Cikalleshin i cili shënoi.


Sulmuesi shqiptar pastaj në një postim në rrjetin social Instagram i bëri ftesë publike anësorit nga Kosova që t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.

Telegrafi ka qëndruar në Konya të Turqisë për të bërë një reportazh rreth karrierës së Bytyqit, por kemi shfrytëzuar rastin që të bëjmë një intervistë edhe me njërin nga futbollistët më të mirë shqiptar në vitet e fundit, Sokol Cikalleshin.

Në pyetjen se si erdhi deri te ai postim, Cikalleshi tha se vazhdon t’i qëndrojë atij postimi të bërë.

“Është një postim që unë akoma i qëndrojë atij postimi. Zymeri është një talent me një karrierë shumë të mirë dhe besoj do të bëjë hapa gjigant në karrierën e tij”.

Cikalleshi dhe Bytyqi

“Duhet të bëjë punë të palodhshme çdo ditë dhe do të ketë karrierë të madhe”, tha Cikalleshi.

“Besoj se për Kombëtaren shqiptare do të ishte një prurje e madhe pasi do të na ndihmonte shumë për t’i arritur objektivat”.

Tutje sulmuesi nga Kavaja deklaroi se FSHF dhe trajneri Reja e duan sulmuesin në radhët e Kombëtares së Shqipërisë dhe se ftesa mund t’i shkojë për ndeshjet e qershorit.

“Unë jam në dijeni se federata shqiptare është shumë afër për ta ftuar atë dhe po ashtu edhe trajneri e ka në syrin e tij. Do të doja që ai të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për mos të thënë se në qershor do të jetë pjesë e jona”, u shpreh Cikalleshi në një prononcim për Telegrafin.

A keni biseduar me Zymerin rreth kësaj çështje?

“Po kemi biseduar përpara, pasi edhe Kosova e dëshiron në organikën e saj, por nuk mendojë se ky është problmi nëse shkon te Kosova apo te Shqipëria”.

“Unë jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe jap opinionin tim për Shqipërinë që duke pasur një bashkëlojtarë në ekipin ku unë luaj dhe ku i shoh cilësitë që ka do të doja që ta kisha edhe pjesë te Kombëtarja”.

“Zymeri do të ishte një plus për ne që të jetë një element më shumë për t’i arritur objektivat, derisa sa i përket Kosovës i urojë vetëm më të mirat e saj”, deklaroi Cikalleshi për Telegrafin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori