Site icon Telegrafi

Çifti realizojnë një valle spektakolare në ajër, ndërsa nusja ishte 11 javë shtatzënë (Video)

Vallëzimi i parë mes bashkëshortit dhe bashkëshortes është gjithmonë i veçantë, pa marrë parasysh nëse realizohet në ndonjë ceremoni apo diku tjetër.

Kur ish-gjimnastja Lana Bolender u pyet nga e fejuari i saj nëse donte të bënte një kërcim të tillë, që nuk ishte edhe aq i lehtë – ajo vendosi të shkonte për të vallëzuar.

Megjithëse një vallëzim i tillë normalisht kryhet nga akrobatë profesionistë, përcjell Telegrafi, Lana dhe burri i saj i ardhshëm Chris, të cilët gjithashtu janë trajnuar për gjimnastikë si fëmijë, e dinin se mund ta realizonin.

Dhe ata e bënë pikërisht këtë – duke kryer një koreografi të bukur në ajër ndërsa Lana mbante një fustan të bardhë.

Por, pjesa më e habitshme e kësaj ngjarje nuk ishte kërcimi i tyre, por fakti se Lana ishte 11 javë shtatzënë. /Telegrafi/

Exit mobile version