LAJMI I FUNDIT:

Çifti po bënin fotografi, në lumë një djalë po mbytej – dhëndri reagon pa hezitim (Video)

Çifti po bënin fotografi, në lumë një djalë po mbytej – dhëndri reagon pa hezitim (Video)

Një fotografim dasme mori një kthesë dramatike kur dhëndri kërceu në një lumë për të shpëtuar një djalë që po mbytej.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Clayton dhe Brittany Cook të cilët ishin duke bërë disa fotografi në një urë parku në Ontario, Kanada, kur dhëndri vërejti se një djalë ishte në ankth në lumë.


Edhe duke mos hezituar fare, Clayton u hodh në ujë dhe e tërhoqi djalin e vogël në breg.

Dhe fotografi i dasmës kapi të gjithë ngjarjen e shpëtimit përmes imazheve, të cilat janë shpërndarë me të madhe në internet.

Clayton tha se djaloshi duket se ishte futur në një nga miqtë e tij. E pasi u shpëtua, djali dukej mirë dhe shkoi me një vëlla më të madh. /Telegrafi/