LAJMI I FUNDIT:

Çifti amerikan i martuar për më shumë se 50 vjet – vdiq nga coronavirusi, të dy shtrënguan duart deri në momentin e fundit

Çifti amerikan i martuar për më shumë se 50 vjet – vdiq nga coronavirusi, të dy shtrënguan duart deri në momentin e fundit

Një çift i martuar për më shumë se 50 vjet, vdiq nga coronavirusi, ndërsa të dy shtrënguan duart në momentin e fundit të jetës së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti amerikan Frances dhe Jerry Williamson, të dy 72 vjeç, u infektuan nga virusi vdekjeprurës gjatë një lundrimi.


Pastori i Kishës së North Beach, Rick Clark, tha se dyshja i aplikonte rregullisht këto lundërime, ndërsa edhe disa herë në lundrimet e kaluara, ata ktheheshin si të sëmurë.

Si rezultat, edhe në herët e fundit, familja e tyre nuk e shtroi si shqetësim shëndetin e tyre, deri në momentin kur historia mori kahje tjetër.

“Kur zbuluam se zonja Frances është vendosur në ventilator, Jerry më njoftoi, ndërsa lotët mbizotëronin në fytyrën e tij”, tha Clark.

“Ai u tremb për vdekje”, shtoi pastori.

Raportohet se është ende e paqartë se në cilin lundrim çifti mori “goditjen”, që në fund do t’i merrte edhe jetën.

Jerry, i cili ishte një veteran i Marinës amerikane, ishte pensionuar nga puna si mbikëqyrës publik.

Çifti gjendet mes mijëra amerikanëve që vdiqën nga virusi vdekjeprurës, pasi numri i rasteve u rrit ndjeshëm në mes të marsit.

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA është rritur në 11 mijë, ndërsa 379 mijë të tjerë janë infektuar.

Sipas të dhënave zyrtare, SHBA posedon numrin më të madh të rasteve në botë, dhe aktualisht është i treti për nga numri i vdekjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori