LAJMI I FUNDIT:

Christopher Cross rezulton pozitiv me COVID-19: Sëmundja më e keqe që kam pasur ndonjëherë

Christopher Cross rezulton pozitiv me COVID-19: Sëmundja më e keqe që kam pasur ndonjëherë
Christopher Cross (Foto: Medios y Media/Getty Images)

Christopher Cross është personi i famshëm i fundit që është diagnostikuar me coronavirus, ka zbuluar këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan.

Artisti 68-vjeçar përmes një postimi të publikuar në Facebook të premten, ka njoftuar se ai ishte në mesin e numrit të përshkallëzuar të amerikanëve të infektuar me COVID-19.


Cross me prejardhje nga Texas aludoi gjithashtu se luftonte me simptomat e virusit.

“Unë nuk jam në zakonin e atyre të diskutoj çështje mjekësore në rrjetet sociale, por e bëj këtë me shpresë se kjo do t’i ndihmojë njerëzit e tjerë të kuptojnë se sa serioze dhe sa ngjitëse është kjo sëmundje. Megjithëse jam me fat që jam duke u kujdesur për këtë në shtëpi, kjo është ndoshta sëmundja më e keqe që kam pasur ndonjëherë”, ka shkruar ai në mëngjes të premten.

Cross kishte një mesazh për ditët e sotme në mbarë botën, për ata të cilët mund të mos e kuptojnë realitetin e rreptë të coronavirusit.

“Për ata prej jush që ende nuk besojnë se virusi COVID-19 është i vërtetë, ose mendoni se është një ‘mashtrim’ ose pjesë e ndonjë komploti, këshilla ime për ju është që të kuptoni tani se kjo është një sëmundje vdekjeprurëse që përhapet si zjarr i egër në të gjithë botën”.

Christopher Cross (Foto: Medios y Media/Getty Images)

Ai më pas u bëri thirrje fansave të tij që të bëjnë tre gjëra: qëndroni në shtëpi dhe vetë-karantinë, lani duart ‘sa herë në ditë që mundeni, dhe së fundi, “të ndiqni shkencën’.

Christopher gjithashtu u lut që lexuesit e tij të ishin të mirë me njëri-tjetrin.

Cross është i njohur më së miri për hitet e tij, “Arthur’s Theme (Best That You Can Do)” dhe”Sailing”, të cilat u publikuan të dy në fillim të viteve 1980. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori