LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk ka hequr dorë nga Lukaku

Chelsea nuk ka hequr dorë nga Lukaku

Chelsea është ende e interesuar që të transferojë Romelu Lukakun nga Interi në këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj q raporton The Athletic, The Blues vazhdojnë të jenë në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit belg.


Skuadra londineze tenton të rikthej Big Rom në Stamford Bridge, duke ditur se në të kaluarën ishte pjesë e tyre.

Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut
Lexo po ashtu Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut

Lukaku ishte larguar nga Chelsea në drejtim të Evertoni, për të kaluar më pas te Manchester United, e më pas iu bashkua Interit.

Nerazzurët nuk janë të gatshëm të shesin belgun, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që mund t’i përcaktojë gjërat.

Chelsea besohet se mund të rikthejë Lukakun për shumën e 90 milionë eurove, por duhet ta bind fillimisht atë me një pagë më të madhe se ajo që merr te kampioni i Serie A. /Telegrafi/