Ekzistojnë rregulla sociale kur bëhet fjalë për teshtitje që janë ngulitur në kulturën tonë.

Pastrimi plotësisht i pranueshëm i hundës në Shanghai do të bëjë që njerëzit të shikojnë nga ju në Britani të Madhe. Një  raport ka treguar që njerëzit kanë rregullat e tyre kur bëhet fjalë për teshtitje, dhe ato mund të zbulojnë shumë gjëra për ju.

Bright Side tregon disa prej tyre:

“Lëre jashtë”

Këta njerëz e shohin teshtitjen si të këndshme. Zakonisht ata teshtijnë me zë të lartë dhe nuk përtojnë të teshtijnë në çdo situatë. Këta njerëz janë gjithashtu bindës dhe të sigurt në vetvete dhe ndjehen të qetë në kontekstet sociale.

“Teshtimë miu”

Personat me “teshtimë miu” janë të trembur kur teshtijnë dhe zakonisht fryjnë hundën e tyre në një mënyrë të matur. Ata përpiqen të mos bëjnë zhurmë ose ta mbajnë atë në minimum. Ky person konsiderohet i  trembur, por ka sjellje të mira dhe është i vetëdijshëm për atë që është e pranueshme ose jo nga ana shoqërore. Këta njerëz zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj gjykimit shoqëror gjithashtu.

“Teshtima pa pushim”

Ky lloj njerëzish teshtijnë shumë herë në mënyrë të përsëritur dhe në një mënyrë shumë ekstreme, ata gjithashtu e bëjnë atë më shumë sesa është fizikisht e nevojshme. Shumë njerëz nuk e shohin atë të pranueshëm nga ana shoqërore dhe e shoqërojnë atë si shëndet i dobët.

“Ekzaminuesi paranoik”

Ekzaminuesit paranoik gjithmonë kërkojnë mbetje të teshtitjeve dhe hundëve të tyre dhe përpiqen ta pastrojnë atë sa të munden. Ky lloj personi është i ndjeshëm për pamjen e tyre dhe shqetësohet për atë që njerëzit mendojnë për ta nga jashtë. /Telegrafi/