LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po u thuhet rusëve për agresionin në Ukrainë?

Çfarë po u thuhet rusëve për agresionin në Ukrainë?

“Kemi pritur për shumë kohë për ju” është titulli i tabloidit rus Komsomolskaya Pravda, me sa duket një citim i njerëzve “të çliruar” të Lysychansk teksa dolën nga bodrumet e tyre, shkruan korrespondentja e Sky News nga Moska, Diana Magnay.

Sipas narrativës ruse, ky është një çlirim.

Një operacion special ushtarak (mos përmendja e fjalës “luftë”) ku ruajtja e jetëve të trupave ruse dhe mbrojtja e civilëve është prioriteti kryesor, sipas ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu sot.

Natyrisht, nuk ka asnjë fjalë për viktimat ruse teksa ai foli për humbjet e Ukrainës.

Madje nuk ka pasur asnjë përditësim për viktimat ruse që nga marsi dhe asnjë përcaktim zyrtar për të zhdukurit.

Veç kësaj, jo shumë ngushëllim për ato familje që mendojnë se me të vërtetë duhet të kishin dëgjuar diçka nga djemtë dhe vëllezërit e tyre në vijën e frontit deri tani.

Dhe tani që Luhansk është marrë, narrativa ka vazhduar.

Vladimir Putin ka urdhëruar ato trupa të përfshira në ofensivën e Luhanskut të pushojnë dhe të rigrupohen ndërsa divizionet Zapad (Perëndim) dhe Vostok (Lindje) të vazhdojnë në drejtim të Donetsk.

Ajo që populli rus “duhet të mësojë” nga kjo është se gjithçka është në rrugën e duhur.

“Operacioni special ushtarak po shkon sipas planit, kështu që rusët mund të shijojnë diellin e verës pa u shqetësuar shumë për aktivitetet e ushtrisë së tyre në vendin fqinj”, shkruan SkyNews. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori