LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodhë ‘brenda garës multi-miliardë dollarëshe’ për prodhimin në kohë rekord të vaksinës kundër coronavirusit?

Çfarë po ndodhë ‘brenda garës multi-miliardë dollarëshe’ për prodhimin në kohë rekord të vaksinës kundër coronavirusit?
-->

Epidemia e coronavirusit ka vërshuar në të gjithë globin, ndërsa ekspertët thonë se parandalimi i saj mund të arrihet përfundimisht përmes një vaksine efektive.

Mirëpo sa kohë i duhet një vaksine të zhvillohet?

Katër vite, është afati rekord i zhvillimit të një vaksine – shumicës prej tyre iu duhen rreth 10 deri në 15 vite, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, në epokën e coronavirusit, shkencëtarët po tentojnë ta realizojnë atë për një vit.

Rreth dhjetëra ekipe në të gjithë botën po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër SARS-CoV-2, virusi i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, duke përdorur përzierje të teknikave dhe teknologjive të reja.

Financimi i një vaksine nuk ka qenë kurrë më i madh se sa sot, pasi miliarda dollarë nga e gjithë bota po investohen për një produkt i cili ka për qëllim ta parandalojë pandeminë – vendet që më shumti “futën para” në këtë mes janë SHBA-ja, Kina dhe Evropa.

Derisa gara e vrazhdë vazhdon nëpër botë, në detajet e mëposhtme mund të gjeni hapat e prodhimit të një vaksine, dhe si të tri shtetet e lartcekura, po punojnë që ta sjellin sa më shpejt në treg.

Rruga drejt prodhimit të vaksinës kundër COVID-19

Shkencëtarët shpresojnë ta zhvillojnë vaksinën kundër coronavirusit deri në fillim të vitit 2021. Për ta bërë këtë, procesi i krijimit është përshpejtuar me të madhe.

Një vaksinë duhet të kalojë nëpër faza të shumta përpara se të hyjë në përdorim, duke implementuar një seri provash paraprake dhe klinike (e përbërë nga tre faza), dhe zakonisht çdo hap mund të zgjasë dy vjet ose më shumë.

Mirëpo në garën për ta parandaluar coronavirusin, disa nga ato hapa po kombinohen ose po ‘anashkalohen’ në mënyrë që të përshpejtohet procesi, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Kompania amerikane Moderna, ishte e para në botë, që nisi testimet tek njerëzit më 16 mars, vetëm dy muaj pasi u identifikuan sekuencat gjenetike të SARS-CoV-2.

Deri më tani ekzistojnë gjashtë vaksina të cilat janë në fazën e fundit të testimit tek njerëzit (Faza 3), para se të kërkohet miratimi i tyre: Tri janë nga Kina, dy të zhvilluara janë shtetërore me kompaninë Sinopharm dhe një nga firma private kineze Sinovac Biotech; një nga Mbretëria e Bashkuar, e prodhuar në partneritet midis Universitetit të Oksfordit dhe të kompanisë AstraZeneca; dhe dy nga SHBA-ja, një nga gjiganti farmaceutik Pfizer, përfshirë dhe Moderna.

Zakonisht arritja deri në këtë fazë do të mund të zgjaste deri në gjashtë vite, sipas profesorit Adrian Hill, njëherësh drejtor i Institutit Jenner në Oksford, mirëpo, shkencëtarët tani e arritën për gjashtë muaj. Zbulimi tregon se ishte jashtëzakonisht i shpejtë.

Në mënyrë që vaksina të arrihet sa më shpejtë të jetë e mundur, disa vende po e përshpejtojnë implementimin e saj para se ajo të testohet në fazën e tretë.

Kina vetëm se e ka bërë këtë gjë, pasi e njëjta e ka aplikuar një vaksinë eksperimentale tek ushtria e saj gjatë muajit korrik, raporton CNN.

Ndërkohë përveç Kinës, më 11 gusht presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi miratimin e vaksinës së parë të ashtuquajtur kundër COVID-19. Ajo nuk ka lëshuar të dhëna shkencore për testimin e saj, dhe vaksina u miratua një ditë para fillimit të provave të fazës së tretë – hapi i fundit dhe më kritik në këtë proces.

Kur amerikanët dëgjuan për vendimin e këtyre dy shteteve, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se ata duhet ta dinë se vendi i këtij të fundit ka standarde të ndryshme për sa i përket zhvillimit të vaksinës.

Derisa ky lloj përshpejtimi nuk do të ndodhë në Evropë ose në SHBA – ku rregullatorët kërkojnë përfundimin e testeve të sigurisë dhe efikasitetit – disa kompani të vaksinave po bëjnë presion për prodhimin e saj në shumicë në rast se vaksina përkatëse rezulton efektive.

Kompania AstraZeneca, ka deklaruar se e njëjta ka nënshkruar marrëveshje me disa shtete të ndryshme përfshirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – ajo pritet të prodhojë dy miliardë doza.

Ndërkohë, Autoritetet për Kërkime dhe Zhvillime të Avancuara Biomjekësore (BARDA), një degë e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA, ka investuar miliarda dollarë për ta zhvilluar prodhimin e vaksinave mes tyre edhe AstraZeneca. Ajo ka lidhur marrëveshje edhe me Novavax, Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna dhe Sanofi.

Ndërkohë, nëse të gjithë e aplikojnë njërën nga këto vaksina, me shumë gjasa që e njëjta nuk do të jetë 100 për qind efektive, thuhet ndër tjerash në artikullin e CNN.

Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe e Barnave, ka thënë se vaksina e coronavirusit do të duhej të mbronte të paktën 50 per qind të njerëzve të vaksinuar, në mënyrë që ato të konsiderohen të efektshme.

Mendohet se niveli i efikasitetit mund të ndihmojë në ndalimin e transmetimit, veçanërisht në kombinim me trajtime të tjera dhe masa parandaluese.

Ndërkaq, disa ekspertë besojnë se virusi mund të mos largohet kurrë, dhe të bëhet sikurse gripi sezonal, raporton mes tjerash CNN, transmeton Telegrafi.

Të tjerët paralajmërojnë se vaksinat e coronavirusit që përfundojnë të gjitha fazat mund të mos jenë efektive, dhe ka gjasa që të përdorim vaksina të ndryshme për të parandaluar pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori