Pajisja “Trace Together Token” në Singapor, është mënyra më e re e “gjurmimit” të coronavirusit përmes teknologjisë, mirëpo kjo pajisje ka ngritur shqetësimin tek njerëzit për sa i përket ruajtjes së privatësisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, agjencia qeveritare e cila zhvilloi pajisjet, e pranoi se Token dhe teknologjia në përgjithësi nuk është një “zgjidhje magjike”, por duhet të shtojnë përpjekjet e gjurmuesve të kontaktit njerëzor.
Të parët që pranuan këto pajisje janë mijëra të moshuar që nuk posedojnë telefona të avancuar.
Kështu, ata u detyruan të jepnin ID-n e tyre dhe numrat e telefonit.
Nëse përdoruesit e pajisjes, Token, rezultojnë pozitivë me coronavirus, ata duhet të dorëzojnë pajisjen e tyre në Ministrinë e Shëndetësisë, sepse ndryshe nga aplikacioni, ata nuk mund të transmetojnë të dhëna përmes internetit.
“Mund të ju lidh me kë keni qenë, me kë keni mundur të infektoni dhe kush mund t’ju ketë infektuar”, u shpreh njëri nga krijuesit.
Aplikacioni ndihmues
Singapori ishte vendi i parë në botë që aplikoi një aplikacion kombëtar për gjurmimin e coronavirusit.
Autoritetet lokale thonë se 2.1 milionë njerëz e kishin shkarkuar programin, që përfaqëson rreth 35 për qind të popullsisë.
Përdorimi i tij është në mënyrë vullnetare, përveç disa punëtorëve migrantë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të infeksioneve në Singapor.
Qeveria thotë se aplikacioni i ndihmoi atyre në luftimin e kësaj pandemie.
Por pranohet se teknologjia nuk funksionon ashtu siç ishte shpresuar.
Gjurmimi i automatizuar i kontaktit në teori mund të jetë jashtëzakonisht i efektshëm, por vetëm nëse përfshihet një përqindje e madhe e një popullate.
Shqetësimet mbi privatësinë
Kur pajisja Token u prezentua për herë të parë në fillim të qershorit, shpërtheu një reagim publik kundër qeverisë.
Një grup filloi një peticion në internet duke kërkuar që ajo pajisje të mos përdorej, ndërsa pothuajse 54 mijë njerëz e nënshkruan atë.
Ndërkohë zyrtarët deklaruan se pajisjet nuk i gjurmojnë të dhënat e vendndodhjes së GPS, kështu që nuk mund të përdoren për mbikëqyrjen e lëvizjeve të një personi.
Edhe njëri nga krijuesit tregoi se këto pajisje nuk mund të përdoren si gjurmues të vendndodhjes.
Ai shton se skema është më pak e përqendëruar në privatësi, se sa një model i promouar nga Apple dhe Google.
Ndërkohë, Micheal Veaele, një ekspert për të drejtat dixhitale në University College London, paralajmëron për potencialin e mashtrimit.
Ai jep një shembull në të cilin një qeveri që lufton kundër COVID-19, mund të dëshirojë të zbatojë kontrollin e karantinës.
Ata mund të vendosin sensorë në Bluetooth në hapësirat publike për të identifikuar përdoruesit e kësaj pajisjeje që gjenden jashtë, dhe kur ata duhet të izolohen në shtëpi.
Mirëpo, zyrtari përgjegjës i agjencisë për Trace Together Token, i hedh poshtë të gjitha shqetësimet.
“Ekziston një marrëdhënie e lartë besimi midis qeverisë dhe njerëzve, dhe ka mbrojtje të të dhënave”, thotë Kok Ping Soon, shefi ekzekutiv i GovTech.
Ai shton se shpreson që publiku të pranojë që autoritetet shëndetësore kanë nevojë për këto të dhëna për t’i mbrojtur ata dhe të dashurit e tyre.
Një arsye tjetër që Singapori preferon skemën e vetë dhe jo atë të Apple dhe Google, është se mund t’ju sigurojë epidemiologëve një pasqyrë më të qartë për përhapjen e një shpërthimi.
Nëse kjo pajisje në Singapor rezulton me sukses, vendet e tjera mund të aplikojnë këtë metodë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj