Rusia ka arritur marrëveshje për të stacionuar armë bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë fqinje, tha të shtunën presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se kjo nuk do të shkelë marrëveshjet e mospërhapjes siç njihet ndërkombëtarisht.
Marrëveshja e mospërhapjes është një traktat ndërkombëtar që synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore – duke i mbajtur ato larg nga duart e vendeve që nuk i kanë ato.
Traktati u nënshkrua në vitin 1968 nga disa vende, duke përfshirë Bashkimin Sovjetik, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Putin tha se armët që do të vendosen në Bjellorusi do të jenë ende nën kontrollin rus.
Cilat janë shqetësimet
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bota përballet me rrezikun më të madh bërthamor që nga Kriza e Raketave Kubane e vitit 1962 për shkak të paralajmërimeve të Putinit gjatë konfliktit në Ukrainë, por Moska thotë se pozicioni i saj është keqinterpretuar.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë frikë se armët taktike bërthamore mund të përdoren në betejë pasi Putini dhe të tjerët paralajmëruan se Rusia ishte e përgatitur të përdorte të gjithë arsenalin e saj të madh në mbrojtje.
Çfarë janë armët bërthamore taktike?
Akademikët si dhe negociatorët për monitorimin e armëve me vite kanë debatuar rreth asaj se si të përcaktojnë armët taktike bërthamore (TNW). Kuptimi qëndron te emri: ato janë armë bërthamore që përdoren për përfitime specifike taktike në fushën e betejës, në vend se të themi që shkatërrojnë qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara ose Rusisë, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Pak njerëz e dinë saktësisht se sa armë TNW posedon Rusia, sepse është një zonë ende e mbuluar me traditat e fshehtësisë së Luftës së Ftohtë.
Megjithatë, siç raporton Reuters, Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia ka rreth 2,000 koka të tilla taktike funksionale.
Këto koka luftarake mund të lansohen përmes një sërë raketash, silurësh dhe bombash graviteti nga forcat detare, ajrore ose tokësore. Ato madje mund të transportohen në një zonë dhe të aktivizohen.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 200 armë të tilla, gjysma e të cilave janë në baza në Evropë. Këto bomba bërthamore 3.6 metër B61, me rendimente të ndryshme nga 0.3 deri në 170 kiloton, janë vendosur në gjashtë baza ajrore në të gjithë Italinë, Gjermaninë, Turqinë, Belgjikën dhe Holandën.
Bomba atomike e hedhur nga Shtetet e Bashkuara në qytetin japonez të Hiroshimës në vitin 1945 ishte rreth 15 kiloton.
Kush jep urdhrin në Rusi për lansimin e tyre?
Presidenti është vendimmarrësi përfundimtar kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve bërthamore ruse, strategjike dhe jostrategjike, sipas doktrinës bërthamore të Rusisë.
Kur Bashkimi Sovjetik kolapsoi në vitin 1991, Rusia kishte rreth 22,000 TNW ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin rreth 11,500. Shumica e këtyre armëve janë çmontuar ose presin të çmontohen.
Ato që kanë mbetur ruhen në të paktën 30 baza ushtarake dhe kapanone nën kontrollin e Drejtorisë kryesore të 12-të të ministrisë së mbrojtjes e kryesuar nga Igor Kolesnikov, i cili raporton drejtpërdrejt te ministri i mbrojtjes.
Për të përgatitur një sulm me këto armë TNW, ka gjasa që Putini të konsultohet me aleatët e lartë nga Këshilli i Sigurimit Rus përpara se të jep urdhrin, nëpërmjet shtabit të përgjithshëm, që një kokë lufte të bashkohet me një mjet transporti dhe të përgatitet për një urdhër të mundshëm lëshimi.
Për shkak se Putini nuk mund të parashikonte përgjigjen e SHBA-së, i gjithë pozicioni bërthamor i Rusisë do të ndryshonte: nëndetëset mobilizoheshin në det, forcat raketore do të viheshin në gatishmëri të plotë dhe bombarduesit strategjikë do të ishin të dukshëm në baza, gati për nisje të menjëhershme.
Stacionimi i armëve bërthamore
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara bënë përpjekje të mëdha për t’ia kthyer Rusisë armët bërthamore sovjetike të stacionuara në Bjellorusi, Ukrainë dhe Kazakistan – e cila trashëgoi arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik.
Që kur armët u kthyen në fillim të viteve 1990, Rusia nuk ka njoftuar ndonjë vendosje të armëve bërthamore jashtë kufijve të saj.
Putin tha të shtunën se marrëveshja me Bjellorusinë nuk do të binte ndesh me marrëveshjet e mospërhapjes.
Traktati mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, i nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik, thotë se asnjë fuqi bërthamore nuk mund të transferojë armë ose teknologji bërthamore te një fuqi jo-bërthamore, por lejon që armët të vendosen jashtë kufijve atij vendi, por nën kontrollin e vendit që i posedon ato – si me armët bërthamore të SHBA-së në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse