LAJMI I FUNDIT:

Çfarë flet ngjyra e buzëve për shëndetin tuaj

Çfarë flet ngjyra e buzëve për shëndetin tuaj

Mësoni se çfarë ju rekomandon organizmi me ngjyrën e buzëve dhe ç’duhet të hani për të përmirësuar gjendjen tuaj shëndetësore

Mjekësia popullore e Lindjes ka interpretim shumë interesant të gjendjes shëndetësore sipas ngjyrës së buzëve tuaja, transmeton Telegrafi.

Shikoni në pasqyrë dhe mësoni se ç’porosi ju dërgon organizmi juaj.

-620x350

Buzët duhet të jenë ngjyrë rozë deri në ngjyrë rozë të errët, ndërkaq të gjitha nuancat e tjera tregojnë për disa probleme në trup. Ja cilat janë ato.

Buzë me ngjyrë të zbehtë: tregon se jeni anemike. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur (brokoli, mish të kuq, hurma arabe). Gjithashtu tregojnë probleme me stomakun dhe sistemin e tretjes, prandaj duhte të konsumoni: qershi, ananas, mango.

Buzë të kuqe: lidhen me frymën e keqe. Duhet të konsumoni mjaltë, kastraveca dhe çajra të ndryshëm. Mos u stresoni!

E gjelbër e zbehtë: këtë ngjyrë të buzëve mund ta keni ditëve të ftohta. Kjo tregon se mund të keni probleme me zemrën ose sistemin e frymëmarrjes.

Buzë të kuqe, gati në të zezë: keni probleme me tretjen. Përpiquni të konsumoni ushqime të lehta për t’u tretur. Patate të ëmbla, limon, supë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori