Konfliktet ndëretnike në dekadën e fundit në Gadishullin Ballkanik jo vetëm që patën humbje materiale dhe humane, por pat edhe dridhje për tërmetet e ndryshme: komb, nacionalizëm, etnitet, pakicë kombëtare. Derisa në Ballkan kishte luftëra të egra etnike, shkenca pati renesancën e saj rreth këtyre termeve dhe ndriçoi për disa fenomene të cilat kishin të bëjnë me nacionalizmin. Termi nacionalitet shumë herë përzihet me termin "komb". Termi "nacionalistët" qartë është i definuar.
Nacionaliteti si vepër historike para se gjithash është produkt i shekullit XIX, edhe pse bazat janë nga Marrëveshja Paqësore e Vestfalenit të vitit 1648, ku iniciohej për krijimin e nacionalitet – shtetit. Në librin e Ernest Gelner, "Nacionaliteti dhe nacionalizmi", këto terme fillojnë që të manifestohen kur shoqëria kalon nga shoqëria arrogante në shoqëri industriale. Me shoqëritë arrogante nënkuptohen grupe sociale të izoluara të cilët kanë interaksion dhe komunikim të dobët. Këto grupe më shpesh identifikohen nëpërmjet religjionit, regjionit apo vendit të cilit i takojnë. Kalimi në kushte industriale të punës, i iniciuar nga përparimi teknologjik, bëri që të ketë migracion të madh të popullatës nga fshatrat në qytet. Në këto kushte krijohet një fuqi e re e cila i bashkon grupet e ndryshme sociale, që quhet nacionalitet.
Erik Hobsbaum në librin e tij "Shpikja e traditës", tronditi akademikët, sepse në mënyrë shumë origjinale dhe precize i dekonstruktoj mitet me të cilat ishte ngritur krenaria e civilizimit planetar. Ai theksoi: Nacionaliteti është shpirti. Vetëm dy gjëra e përbëjnë këtë shpirt, këtë princip spiritual. Njëra është e kaluara, tjetra është e tashmja.
Historia është inspiratë për krijimin e nacionaliteteve, por shkaku kryesor për krijimin e kombeve, etniteteve dhe nacionaliteteve është nevoja për homogjenizim të banorëve në kushte të caktuara historike.
Definimi modern i nacionalitetit në një shkallë të caktuar kërkon largim nga tradicionalizmi i verbëruar, ekskluziviteti dhe absolutizmi i shpirtit nacionalo – historik. Në këtë kontekst termi i nacionalitetit si produkt mbi kolektivitete të ngjashme të caktuara dhe kushte të caktuara historike – ndryshon.
Pra, derisa ekziston nacionaliteti do të ekzistojë edhe nacionalizmi, i cili së fundmi është vetëm një sëmundje fëmijërore e njerëzimit.