Certifikon 54 ndërmarrës të rinj, pjesëmarrës të programeve TOP CLASS (Video)

Certifikatat u ndanë nga përfaqësues të USAID dhe CEED Kosova.
Elizabeth Santucci, Udhëheqëse e zyrës për zhvillim ekonomik ne USAID Kosovë theksojë se “Nuk është e lehtë për të krijuar një biznes të ri, një biznes që mund të gjenerojë fitime të qëndrueshme dhe të sigurojë punë të mira për punëtorë të gatshëm. Ndërmarrësia e suksesshëme kërkon shumë aftësi që nuk vijnë natyrshëm. Ndërmarrësit që dëshirojnë mund të përfitojnë nga edukimi dhe zhvillimi i aftësive të cilat do ti ndihmojnë ata të marrin idetë e tyre për biznes dhe sjellin ato ide në jetë, biznese të reja të afta për të konkurruar në treg dhe duke krijuar pasuri për pronarët, punëtorët dhe shtetin ".
Ndërsa Drejtori i CEED Kosova Kreshnik Lleshi ka falënderuar mentorët dhe mysafirët e nderit për kontributin e dhënë në ngritjen e ndërmarrësisë në Kosovë. Ai ka shpalosur aktivitetet e CEED Kosova për vitin e ardhshëm në ngritjen e këtyre ndërmarrësve të rinj.
Top Class përmban këto aktivitete: dhjetë trajnime praktike të bazuara në shkëmbim të eksperiencave, diskutimeve të hapura dhe të mësuarit nga sukseset dhe gabimet e ndërmarrësve/menaxherëve lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, takime me kompani nga vendi, rajoni dhe bota, rrjetëzim në komunitetin biznesor, mundësia e ofruar për krijimin e partneritetit dhe mentorimi individual nga ndërmarrës të suksesshëm.
Top Class Plus përmban tetë punëtori njëditore bazuara në shkëmbim të përvojave, punëtorive dhe praktikave më të mira: Nga – Për dhe Për Ndërmarrësit, si dhe konsulencë individuale duke u bazuar në nevojat e kompanisë. Program është i dizajnuar për ndërmarrës/menaxherë që veç kanë kaluar programin Top Class.
Top Class Finance ngërthen pesë module njëditore dhe konsulencë individuale duke u bazuar në nevojat e kompanisë. Një program trajnimi interaktiv, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe përmirësimit të strukturës financiare në ndërmarrje. Këto programe ofrohen nga Center for Entrepreneurship and Executive Development (CEED Kosova) e përkrahur nga USAID.
CEED Kosova është njëra nga dhjete qendrat në regjion me zyre në: Armeni, Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni, Poloni, Rumani, Serbi, Slloveni dhe Shqipëri.
Regjistrimet për këto programe janë të hapura për themeluesit e rinj (nën dhe rreth 40 vjet), menaxherë dhe ndërmarrës që janë të interesuar në zgjerimin e biznesit të tyre në vend, regjion, në EU dhe më gjerë.
Pjesëmarrësit duhet të jenë të punësuar ose të kenë kompani e cila mesatarisht tenton të rritet 10% në vit. Afati i fundit për aplikim për programin Top Class është 17 Tetor 2012, ndërsa programi Top Class Finance fillon në shkurt. /Telegrafi/



































