Site icon Telegrafi

Çelaj: Me Iliren jam i ndarë, Shpend Ahmeti po më shantazhon

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Lirak Çelaj ka konfirmuar se para një viti i ka dhënë fund martesës njëzetvjeçare me Ilire Vincën, derisa ka akuzuar Shpend Ahmetin dhe Vetëvendosjen se po e shantazhojnë.

Por, Çelaj për publikimin e këtij lajmi në mediat online, respektivisht në portalin “Puhia”, e ka fajësuar zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, respektivisht shefen e kabinetit të kryetarit Ahmeti, Fitore Pacolli.

“Kjo punë nuk është aspak sekrete. Unë jam ndarë me Iliren tash e një vjet, kjo ka qenë publike. Shkaku që po përmendet në portale është tendencioze sepse nuk është kjo”.

“Lidhja ime e re ka filluar shumë muaj më vonë pas ndarjes. Them lirisht se prej Zyrës së Shpend Ahmetit ka filluar kjo fushatë, kjo pasi që ne (PDK) kemi refuzuar bashkëpunimin”.

“Shefja e Kabinetit, Pacolli  ka shkuar në redaksinë të caktuar dhe ka insistuar që të publikohet ky lajm. Ky lajm rrjedh drejtpërdrejt nga Shpend Ahmeti sepse dëshira e tyre është të më shantazhojnë”, ka thënë Çelaj.

Ai po ashtu ka konfirmuar për “Zërin” se lidhja me miss përcjellësen e parë të ish-Jugosllavisë, Baukida Gashi është e vërtetë . “E vërtetë është lidhja me të”, ka thënë ai.

Edhe në një prononcim tjetër për Indeksonline, Çelaj ka akuzuar Vetëvendosjen se po sajon dezinformata për jetën e tij private.

“Lajmin e ka plasuar Vetëvendosja, është e vërtet që unë jam divorcuar, jam nda dhe nuk e mbaj fshehtë atë punë dhe nuk kam ndonjë tendencë. Arsyeja që po jepet në për media është e pandershme, unë e di saktë që këtë është duke e bërë Shpend Ahmeti me tendencë që të më njollos dhe të më diskreditoj”, ka thënë Çelaj.

“Unë nuk e kuptoj si mund të diskreditoj, kur unë jam duke i bërë gati të gjitha dhe ndarja është e drejt publike, por nuk ka ndodh ndarja për shkak të atyre që po raportohen. Duhet të mendohet se unë kam familja dhe është e padrejtë të raportohet në asi soj, unë publikisht jam duke u ndarë dhe publikisht kam filluar jetën me dike tjetër”, ka shtuar ai.

 

Exit mobile version