LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Për mua vendos Thaçi

Çeku: Për mua vendos Thaçi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka vlerësuar se i ka ndihmuar Partisë Social Demokrate që ka ikur prej saj dhe ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Partinë që drejtohet nga Hashim Thaçi thotë ta ketë trajtuar gjithmonë si familjen e tij. Tash, kur edhe zyrtarisht është bërë pjesë e saj, dëshiron ta testojë legjitimitetin që ka brenda saj.

Çeki në një intervistë për “Tribuna”, mohon të jetë marrë vesh me drejtuesit e PDK-së që ta marrë pozitën e nënkryetarit të partisë apo ndonjë pozitë tjetër më të ultë.


Por shpreson se postin e ministrit do ta ruaj pavarësisht konflikteve që shpërfaqen nga partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re.

Megjithatë, e pranon se qëndrimi i tij në Qeveri varet nga vullneti i kryeministrit.

Çeku në intervistë pos që flet për vizionin e tij politik, flet edhe për raportet me gjeneralët kroat të luftës. Thotë se Ante Gotovinen vazhdon ta ketë mik. /Telegrafi/