Çdo dy javë zhduket një gjuhë në botë (Video)

Këto paraqesin shtatëmijë shprehje themelore të një kulture, shtatëmijë struktura të zhvilluara në shekuj për interpretimin e botës rreth nesh dhe në ne, e që po zhduken në procesin e çuditshëm të darvinizmit global.
Në kërkim të gjuhëve që po vdesin...
Gjuhët më të rrezikuara, rreth 80 për qind e tyre, gjenden në atdheun e njerëzimit, në Afrikë. Amerika e Jugut është gjithashtu me plotë fise indiane që janë drejtuar në civilizimet dominuese e në të cilat po zhduket gjuha e tyre origjinale. E njëjta po ndodhë me popujt e vegjël në Siberi apo tek fiset indigjene në Papua Guinea e Re dhe në ishujt e Oqeanit Indian
Një tentim për të regjistruar gjuhët e rrezikuara...
E njohur më mirë për ne është Evropa, ku gjithashtu shumë gjuhë janë zhdukur, në mesin e të cilëve po rrezikohet edhe arbërishtja në Kroaci.
Shumë gjuhë të rrezikuara nuk kanë formë të shkruar, si për shembull shumë variacione të bushmanëve në jug të kontinentit të zi. Gjuhën e tyre e prodhojnë tinguj të çuditshëm të cilat kultura perëndimore i çuan si “kërcitje” apo “gurgullima” e që u bënë të famshme në filmin “The Gods Must Be Crazy”, të vitit 1980.
Gjuha e çuditshme bushmane
Popujt bushmanë janë autoktonët e shteteve të jugut të Afrikës. Populli hadza për shembull jeton në rajonin e Tanzanisë afro dhjetëmijë vjet, ndërsa sot numëron vetëm njëmijë anëtarë. Gjuha e tyre e lashtë shpejtë do të zhduket me folësin e saj të fundit.
BBC-ja britanike përmend thënien: “Me secilën gjuhë që flet, e fiton një shpirt të ri”. Por, menjëherë shton se 80 për qind e botës flet vetëm 1.1 për qind të gjuhëve që ende ekzistojnë në planet. Shpirti pra po zvogëlohet, e edhe sistemet e gjalla nëpërmjet së cilës perceptohej bota.
Njeriu i fundit që e flet gjuhën amurdag
Por, shpresa ka: me përpjekjet e folësve të tyre, gjuhët e rralla ia kanë dalë të shkojnë kundër trendëve dhe të dalin nga rrjedha e ujërave të historisë. Një nga to është hebraishtja e cila para dymijë vjetëve ishte gati para zhdukjes, ndërsa sot, krahas arabishtes, është gjuhë zyrtare në Izrael. Nga zhdukja ka shpëtuar edhe gjuha uelsiane, galike dhe kornike në Irlandë dhe Britani të Madhe, apo ajo maore në Zelandën e Re. Rol të rëndësishëm në këtë ruajtje luan edhe qeveria e shteteve që ua siguron fëmijëve mësimin e gjuhës apo tërë programin në gjuhën amtare.
Një mënyrë për të ruajtur gjuhët është edhe interneti, si një armë e globalizimit që mund të kthehet në dobi të anëtarëve të kulturave të rrezikuara. BBC citon si shembull hip-hopin tibetiano-birmanian, nga fshati Arunachal Pradesh në Indinë veriore, që është postuar në Youtube në gjuhën aka. Këtë e kanë parë afro dhjetëmijë vetë, që është disa herë më shumë se numri i njerëzve që e flet sot këtë gjuhë.
Hip-hop në gjuhën aka
Ky është vetëm një nga klipet që gjendet në YouTube, të cilin e sponsoron “National Geographic”, që regjistron folësit e të gjitha gjuhëve në botë, të cilat pas disa qindra apo ndoshta mijëra viteve, rrezikohen nga zhdukja. /Telegrafi/





















































