Site icon Telegrafi

Çdo ditë vidhen nga dy biçikleta në Shkup

Ngasja e biçikletave viteve të fundit është shndërruar në një trend mes popullatës në Maqedoninë e Veriut. Por, ky trend gjatë gjithë kohës është në shënjestër të hajnave që vjedhin biçikleta. Ankesat dhe revoltën e të dëmtuarave s’ka kush e dëgjon. Në rrjetin social Facebook një kohë të gjatë ekziston grupi “Biçikleta të vjedhura”, ku gati për çdo ditë publikohen dhe raportohen raste të vjedhjes së biçikletave, shkruan gazeta Koha.

Ekzistojnë edhe raste të tilla ku vidhen biçikleta që kushtojnë mbi 500 euro e më tepër. Anëtarët e këtij grupi jo formal shpërndajnë histori dhe përvoja të ndryshme se si u janë vjedhur biçikletat. Ka edhe prej tyre që biçikleta u është vjedhur në Shkup, ndërkohë pas një periudhë të shkurtër, në një shpallje publike, e ka hasur se biçikleta e tij ofrohet për shitje në Ohër.

Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se vetëm në pjesën parë të këtij viti janë regjistruar mbi 360 vjedhje të biçikletave. Kësisoj i bie se nga fillimi i janarit deri në fund të qershorit të këtij viti, për çdo ditë janë vjedhur nga dy biçikleta.

“Në periudhë nga janari deri në qershor të vitit 2019, janë regjistruar gjithsej 368 vjedhje të biçikletave. Sipas rajoneve, më tepër vjedhje ka në Shkup, gjegjësisht 150, pastaj vijon rajoni i Manastirit ku janë vjedhur 70 biçikleta, më pas renditen Strumica me 42 vjedhje, Kumanova me 18 vjedhje, Tetova pesë vjedhje e kështu me radhë”, thonë statistikat e MPB-së.

Ndryshe, përpos vjedhjeve, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ankohen nga dëmtimi i biçikletave, respektivisht nga vjedhjet e pjesërishme të biçikletave. Gomat, mekanizmat e frenave, janë cak i shpeshtë i hajnave. Çiklistët aktiv kur i komentojnë këto lloje të vjedhje thonë se këto veprim i bën ndonjë i “pasionuar” pas biçikletave, që nuk ka mungesë të ndonjë pjesë për biçikletë. Siç komentojnë në grupin “Biçikleta të vjedhura”, ka raste kur është vjedhur edhe vetëm konstrukti i biçikletës, duke lënë anash pjesët tjera.

Një përvojë të hidhur me dëmtimin dhe vjedhjen e biçikletave vite me parë e kanë pasur edhe autoritet e Qytetit të Shkupit. Fillimi i projektit për dhënien me qira të biçikletave i cili filloi në vitin 2013 u ndërpre pas dy tre viteve. Njëra prej arsye kryesore të mos funksionimit të këtij projekti ishte pikërisht dëmtimi (vjedhja) e biçikletave. Gjatë vitit 2018 në vendin tonë janë regjistruar mbi 620 vjedhje të biçikletave./Koha/

Exit mobile version