LAJMI I FUNDIT:

Carovska në Tetovë: Është i rëndësishëm bashkëpunimi, që të kemi vit shkollor të suksesshëm

Carovska në Tetovë: Është i rëndësishëm bashkëpunimi, që të kemi vit shkollor të suksesshëm

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot e ka vizituar shkollën fillore komunale “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, ku mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve deri në klasën e tretë.

Ajo tha se është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe viti shkollor të jetë i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse së bashku ballafaqohemi me sfidat, ato më lehtë do të tejkalohen. Kjo është dëshmuar edhe në shkollën ‘Kirili dhe Metodi’, ku bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale dhe shkollën, si dhe angazhimi i të gjithë mësuesve rezultojnë me gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor, në dy mënyra”, tha Carovska.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se bashkëpunimi me të gjitha nivelet do të jetë kyç për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është periudhë e ndjeshme, vit shkollor që nuk iu ngjan tjerëve. Të gjithë duhet të jemi solidar dhe me mirëkuptim në këtë proces”, tha Arifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori