Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se “çdo sugjerim se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me talebanët është kategorikisht i rremë”, transmeton Rel.

Karzai tha të dielën se sulmet talebane e ndihmojnë Washingtonin, që të bindë afganët se trupat amerikane janë të nevojshëm këtu edhe pas tërheqjes së planifikuar në vitin 2014.


Carney tha se sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel diskutoi këtë çështje me Karzain gjatë vizitës së tij të parë në vend. /Telegrafi/