Site icon Telegrafi

Cana do të bëhet me djalë, mendon për emër shqiptar

Disa muaj më parë u mësua se kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë në pritje të fëmijës së parë.

Tashmë mësohet edhe gjinia e fëmijës që do të vijë në jetë – ai është djalë.

“Jemi shumë të lumtur dhe jemi duke menduar për një emër shqiptar, por për të ende nuk kemi vendosur”, ka thënë Cana për mediat shqiptare.

Futbollisti shqiptar dhe arkitektja italiane u martuan në qershor të vitit 2014.

Exit mobile version