Site icon Telegrafi

Calvin Harris kujton se si mjekët duhej të rindiznin zemrën e tij, pasi ai pësoi një vdekje klinike në vitin 2014

Calvin Harris ka zbuluar së fundmi sesi mjekët i shpëtuan jetën atij në vitin 2014 pasi zemra e tij u ndal.

DJ i famshëm botëror, 36 vjeç, reflektoi në vitin e tij ‘interesant’ në një postim në Twitter të martën mbrëma, duke u thënë fansave se zemra e tij u ndal dhe ai u ringjall në ER (Repartin e Emergjencës), shkruan DailyMail.

Në nëntor të vitit 2014, Calvin u detyrua të tërhiqej nga koncertet kryesore duke përfshirë një shfaqje në MTV European Music Awards pasi zbuloi se vuante nga ‘disa probleme të zemrës’.

Calvin Harris (Foto: Eamonn McCormack/Getty Images/Guliver)

Duke kaluar më shumë detaje rreth çështjeve të tij shëndetësore për herë të parë të martën në mbrëmje, Calvin u tha ndjekësve të tij në Twitter:

“Një vit interesant për mua viti 2014, filloi me mua duke trokitur veten time në numrin 1 në Mbretërinë e bashkuar dhe përfundoi me zemrën time duke u ringjallur në Emergjencë”, shkroi Calvin Harris.

Gjashtë vjet më parë, ylli arriti të ngjitet në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e tij “Summer” të publikuar në mars, ndërsa ai publikoi edhe abumin e tij të katërt në studio, “Motion”, i cili arriti të ngjitet i dyti në top-listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe i pesti në top-listat në ShBA.

Po atë vit ai bashkëpunoi me emra të njohur si Ellie Goulding dhe Rita Ora, gjersa me këtë të fundit zhvilloi edhe një romancë e cila aso kohe u diskutua shumë në media.

Calvin Harris dhe Rita Ora në vitin 2014 (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Në nëntor, DJ më vonë konfirmoi se ai ishte diagnostikuar me aritmi, një problem me ritmin e zemrës që prek dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo çoi në atë që ai të hiqte dorë nga alkooli, për të cilin ai tha se ka bërë një ‘ndryshim të dukshëm’ në jetën e tij. /Telegrafi/

Calvin Harris (Foto: Steve Jennings/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version