LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës

48 orë ndalim për drejtorin e përgjithshëm të KPK-së dhe asistenten e tij.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.


Të dy ata me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka sqaruar se procedura penale ndaj dy të dyshuarve nuk ka të bëjë me rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë.

KPK do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet, thuhet në njoftim.