LAJMI I FUNDIT:

Buzëqeshja – gjuha të cilën e kuptojnë të gjithë

Buzëqeshja – gjuha të cilën e kuptojnë të gjithë

Buzëqeshja në fakt është gjuha universale për të gjithë njerëzit në botë. Buzëqeshja tregon lumturinë dhe largon ndjenjat e këqija dhe mos harroni buzëqeshja është "ngjitëse".

Të buzëqeshësh është e shëndetshme për zemrën dhe mushkëritë, rrit sasinë e oksigjenit në trup, që është tepër e dobishme për sistemin respirator. Ekspertët kanë vlerësuar se një buzëqeshje e mirë nxit zemrën të rrahë ngjashëm sikurse të kishte ushtruar për 15 minuta në biçikletë. Njëkohësisht vjen deri te lirimi i endorfinës, derisa sasia e hormoneve të stresit zvogëlohet.

Gjatë buzëqeshjes në mënyrë të koordinuar punojnë shumica e muskujve, përfshirë ata të stomakut, fytyrës, shpinës dhe këmbëve. Buzëqeshja ndikon mirë edhe në sistemin imun.

Shakatë edhe në mënyrë psikologjike na lidhin me njerëz të tjerë. Në këtë mënyrë thuhet ndjenja e të qenit të pikëlluar dhe të vetmuar, që janë ndër faktorët kryesorë në shfaqjen e depresionit.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori