Tani më kur kaloi në shqyrtim të dytë dhe u aprovua buxheti i Kosovës për vitin e ri 2015 në vlerë prej 1 miliard e 576 milionë euro, dhe të dalat prej 1 miliard e 682 milionë euro,disa ekonomistë- analistë e quajtën buxhet i varfërisë, disa e quajtën buxhet i ngecjes ekonomike e disa madje buxhet i një koalicioni kriminal dhe të dështuar. Ne tashmë jemi mësuar me lajme e informata të hidhura, të zeza e shpesh edhe pa asnjë bazë reale të shfaqjes, por kur ekonomistët madje edhe “ekspertët’ e ekonomisë që merren me këtë çështje, në mënyrë aq jo profesionale, pa të dhëna konkrete e të bazuara dhe me absurditete e helmojnë edhe më tej këtë popull, dhe atë vetëm e vetëm sa për vajtuar e për të thëne diçka në opinion. Atëherë nuk të dhemb vetëm koka por edhe zorrët të përzihen.
Të njëjtët jo vetëm që e quajnë të dështuar, por i vejnë edhe shumë e shumë etiketa kaçikut të buxhetit tonë duke mos e respektuar, analizuar e llogaritur fare se si krijohet ai buxhet, nga kush krijohet ai buxhet dhe cilat janë vështirësive e krijimit të të hyrave buxhetore. E nga do që të vijnë këta ekspert të fushës, asnjëri prej tyre nuk zuri në gojë burimin kryesor të këtyre të hyrave buxhetore, tatimpaguesin e mirë, situatën, vështirësitë dhe statusin e tij në këtë shoqëri dhe këtë buxhet. Madje edhe kompetentet e përkrahjes, mbrojtjes së këtij tatimpaguesi, Odat e ndryshme ekonomike, përfaqësuesit e biznesit nuk dolën që të ngrisin çështjen e vështirësive financiare të tatimpaguesit të mire të cilët pa hezitim përmbushin obligimit e tyre tatimore.
Derisa për “vitin e dështuar” ekonomik ata fajësojnë politiken dhe ngërçin politik që mund të jetë ndoshta vetëm një segment i ngecjeve në vitin që shkoi. Pse vallë nuk shikohen pak më shumë në pasqyrë dhe të jemi autokritikë apo edhe përgjegjës të punëve që i kryejmë secili prej nesh. Pikërisht ata që udhëheqin shoqatat e biznesit, ata që ishte dashtë të jenë promotor, udhërrëfyes dhe model për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë shpallin vitin dhe ekonominë e dështuar si dhe bizneset e falimentuara.
A bëjnë pyetje këta njerëz se vërtet përmirësohet klima e të berit biznes duke shpallur vite të dështuar ekonomikisht për një shtet të ri në Evropë me rritje prej 5 deri 2.5 % edhe pse rritja mesatare e ekonomisë evropiane është nën 0.5 % . A mendoni se ju përfaqësues të biznesit duke vajtuar mund të zhvilloni ekonominë, a nuk keni ju biznese të suksesshme që të qitni në dritë dhe të tregoni rezultatet e tyre të mira në shumë shembuj. Madje ju dhe vetëm ju duhet të hartoni dhe shpallni strategjitë e zhvillimit të tyre dhe rrugëdaljet nga kriza e tyre momentale sepse nuk bënë shteti as qeveria planet e zhvillimit te biznesit.
Deri kur duhet të kapemi dhe varemi kryesisht prej politike, deri kur duhet ta shikojmë vetëm gojën e kryetarit e kryeministrit për të bërë punë të mira. Jo natyrisht se shumë biznese nuk e bëjnë këtë, shumë prej tyre më tutje nuk ju intereson se çka thonë ata, por i përvishen punës dhe ndërtojnë kapacitetet e tyre, krijojnë të hyra dhe kontribuojnë për shtetin me tatimet e tyre, pavarësisht prej deklaratave të politikave, pavarësisht prej kushteve që u janë imponuar ekonomisë së Kosovës.
E kuptojmë edhe ne se shteti duhet të krijoj kushtet dhe ambientin për punë, por këto kushte të nevojshme duhet të artikulohen konkretisht, dhe atë pikërisht nga përfaqësuesit e biznesit me propozime e plane konkrete, e jo duke vajtuar.
Po sigurisht shtroni pyetjen se kush është shteti në këtë rast, madje shumica me naivitet të tepruar, mendojnë se shteti janë vetëm qeveritarët, por jo përgjigjja e saktë do të duhej të jetë se shteti jemi të gjithë ne, qytetarët, biznesi dhe institucionet, duke përfshi edhe shoqërinë civile. Shteti i mirëfilltë janë të gjitha ata që ne çfarë do mënyre kontribuojnë pozitivisht për familjen, shoqërinë dhe vendin e tyre, por mbi të gjitha shteti janë vetë tatimpaguesit e mirë në këtë shoqëri dhe se atyre nuk duhet tu humbet kontributi për krijimin e buxhetit të Republikës së Kosovës.
Madje kontributin e tatimpaguesit nuk e çmojnë as atje ku duhet. Edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me rastin e shqyrtimit të projekt buxhetit nuk ju kushtua aspak kujdes kësaj kategorie me relevante të krijimit të të hyrave publike, ata nuk u përmenden për asnjë çast, por të njëjtit u morën vetëm me shpenzimin e buxhetit dhe pjesën që u takon atyre, kush më shumë e kush më pak. Sa për ilustrim ata u morën me atë se me këtë buxhet nuk do të ketë ndryshim të gjendjes, disa e quajtën vetëm si pronë e qeverisë , se nuk do të ketë as hapje të reja të vendeve të punës, do të ketë më shumë varfëri dhe rritje të pakënaqësive sociale, me një gjendje të tillë qytetarët nuk do të ndalen së ikuri nga vendi, çka do të ndikojë ta shtyjë edhe procesin e liberalizimit të vizave. U fol vetëm se si duhet rritur buxheti në pjesët e ministrive, dikastereve apo regjioneve prej nga vijnë deputetët.
Për çudi kësaj radhe deputete e partisë së re në pushtet LDK-së, jo vetëm që aprovuan por e përqafuan shumë projekt buxhetin që e kishte formulua dhe propozua qeveria e z Hashim Thaçi. Kjo praktikë nuk ishte më herët, por dihet pse, vetëm sepse tani edhe ata janë në qeveri.
Ata madje ofruan arsyetime shumë të lodhëta me mos mundësinë e ndryshimeve në këtë projekt buxhet. Ishte një deklarim diplomatik i kryeministrit të ri, z Mustafa se do kemi përkrahjen e sektorit privat duke pritur që “Në kuadër të rritjes makroekonomike, pritet që kontributin më të madh ta kenë investimet në veçanti investimet private. Se do jemi shumë të përkushtuar që ta zhvillojmë një partneritet dhe bashkëveprim me sektorin privat dhe që të gjitha veprimet dhe reformat tona t’i orientojmë drejt plotësimit të gjitha parakushteve për rritjen e sektorit privat për vitin e ardhshëm. 8.6% rritje te konsumit për 4% dhe inflacionit mesatar trevjeçar për 1%.
Derisa përgjegjësi për financa kishte deklaruar se “të hyrat nga tatimet e brendshme pritet të rriten me 17%, jo për shkak të rritjes së barrës tatimore për biznese ose për qytetarë, por për shkak të rritjes së kapaciteteve të Administratës Tatimore (pa rritur asnjë 1 % buxhetin e kësaj administrate) për ta menaxhuar më mirë ekonominë joformale dhe atë jo nëpërmjet ndëshkimeve të bizneseve për t’i paguar obligimet ndaj shtetit, por duke krijuar insentiva që bizneset ta gjejnë më lehtë mënyrën që të operojnë në sektorin formal të ekonomisë, ndërkaq të hyrat nga Dogana priten të rriten me vetëm 3%.
Ku do t’i merrni këto të hyra të nderuar, së paku do duhej ju të jepni përgjigje. E përgjigja në këtë pyetje normalisht se jo vetëm që duhet analizuar, por edhe duhet punë konkrete në teren dhe qasje studimore për këtë çështje. Jo se nuk ka burime të të hyrave, jo se nuk ka ekonomi informale por zbrazësia në përgjigje ekziston tek qeveria aktuale, tek shoqëria dhe qasja ndaj tatimit e tatimpaguesit. Apo menduar me thellë kur nuk ka metodologji dhe qasje adekuate mund të shtrohen edhe masa shtrënguese për tatimpaguesin e gjorë, të njëjtin, tatimpaguesin e mirë si deri më tani.
Prandaj me këtë shkrim nuk dua ta kritikoj qeverinë, si shume të tjerë, apo ta thumboj dikë por përkundrazi dua ta ndihmoj, dua ta jap kontributin tim, në suaza të njohurive të mia dhe praktikave ndërkombëtare për rrugëdalje nga kjo situatë.
Shikuar historikisht, tatimpaguesi kosovar ka kryer obligimet e veta tatimore e shtetërore në rrethana të ndryshme, në kushtet e ligjeve persekutuese të ish-okupatorit, por në veçanti dhe si kontribute të mëdha ka dhënë nën kushtet e amullisë shtetërore të periudhës 1991 deri në vitin 1999. Menjëherë pas luftës në kushtet e një administrimi ndërkombëtar të çakorduar dhe një sigurie të brishte tatimpaguesi kosovar filloi dhe vazhdoi të përmbush obligimin qytetar duke siguruar kështu që të kontribuoj në formimin e buxhetit të konsoliduar të Kosovës deri në themelimin e shtetit të ri të Republikës së Kosovës. E tani gati gjashtë vjet nga pavarësia tatimpaguesi ynë vazhdon që në mënyrë komplementare të përmbush buxhetin e Republikës së Kosovës me forcat e veta.
Dikush do të thotë se ky është obligim qytetar dhe asgjë më shumë. Jo vetëm qytetar por edhe patriotik madje është ky kontribut aq i madh që na shërben për funksionimin normal të institucioneve shtetërore dhe përmbushja e shumë kërkesave te shoqërisë kosovare.
Ky kontribut (buxhet) mundëson funksionimin madje me mjaft luks të Kuvendit dhe kuvendarëve të Republikës se Kosovës, Presidencës dhe Ministrive të ndryshme me armatën e nëpunësve përcjellës.
Ky kontribut mundëson investimet në infrastrukture prej 180 milionë euro, mundëson funksionimin e shëndetësisë me 120 milionë euro, fushën e sigurisë me 160 milionë euro deri tek shpenzimet (të dalat) për mirëqenien sociale që përfshinë mbi 310 milionë euro, duke mos llogaritur pozicionet tjera të buxhetit të Kosovës për vitin 2015. Te gjitha këto falë pagesave të tatimeve taksave dhe kontributeve tjera që paguajnë tatimpaguesit tanë.
Prandaj të gjithë ne duhet ta kemi parasysh këtë kontribut të tatimpagueseve të mirë, t’i ndihmojmë ata dhe të gjejmë forma të rritjes së buxhetit të Kosovës. Format e ndihmës për biznese nuk janë duke e vajtuar situatën e tyre të vështirë, por gjetjen e formave adekuate për përkrahje e rrugëdalje nga vështirësitë e tyre me metoda, plane konkrete e strategji nën kushtet e ekonomisë së tregut dhe kushtet që aktualisht i ofron shteti ynë.
Prandaj përfaqësuesit e biznesit janë ata që duhen të propozojnë masat lehtësuese dhe format e tjera për prosperimin e biznesit në njërën anë dhe rritjen e buxhetit në anën tjetër. E ato udhëzime e propozime do të duhej të ishin se:
– Format e reja të financimit përmes letrave me vlerë dhe financimit me kapital për të zvogëluar financimin përmes kredive, mase e cila do bie deri te ulja e kamatave të bankave komerciale
– Forma e intervenimit të uljes së kamatave bankare, përmes konkurrencës në sektorin financiar, me presionin për hapjen e bankave të reja, uljen e kriterit të pjesëmarrjes së kapitalit dhe rezervës së detyrueshme,
– Ndërlidhjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të bizneseve vendore.
– Aplikimin e kontratës kolektive si masë themelore e mbrojtjes së të drejtës së punëtorit.
– Rekomandimet për shmangien nga ekonomia informale si formë e papërshtatshëm për biznesin dhe vendosjen e barbarisë ndër tatimpagues.
– Propozimet për ndërrimet e legjislacionit fiskal dhe lehtësirat fiskale për tatimpaguesit e rregullt deri tek rimbursimet indirekte për tatimpaguesit e mirë.
Pagesa e tatimeve dhe kontributeve nuk është vetëm akt ligjor, por edhe akt moral e patriotik i qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës.
Tatimpaguesi ynë urime viti i ri dhe shumë suksese për vitet në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?