Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, së fundmi ka prezantuar albumin e ri të titulluar “Bipolar”.
Ky album përmban disa këngë solo e mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.
Ajo njëherësh publikoi edhe duetin me Butën të quajtur “Mashallah”, i cili ka edhe një tekst mjaft interesant.
Në një pjesë të tij, artisti nga Ferizaj ka përmendur edhe humanistin e njohur shqiptar, Halil Kastratin.
“Jeta e shpejtë si Kawasaki paret po i njeh automati, sot e premte lekë duke shkep unë jam Halil Kastrati”, ka thënë ai në një insert të shkurtër të këtij projekti.
Akoma pa bërë 24 orë në YouTube, kjo këngë ka kaluar shifrën e 500 mijë klikimeve.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) me albumin e parë në karrierë ka pasqyruar një pjesë të jetës së saj, ku ka përfshirë edhe shume detaje të tjera. /Telegrafi/