LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Rusia, vajza e të cilit vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë – dënohet me dy vite burgim

Burri nga Rusia, vajza e të cilit vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë – dënohet me dy vite burgim

Një burrë nga Rusia, bija e të cilit vizatoi një pikturë që tregon bombardimet ruse mbi familjet civile në Ukrainë, është dënuar me dy vjet burgim.

Reklama

Aleksei Moskalov, burri nga qyteti Yefremov, është dënuar sot për diskreditim të forcave ruse, përkatësisht për shkak të komenteve të bëra në internet, transmeton Telegrafi.

Vajza e tij 12-vjeçare Maria (Masha), nxënëse e klasës së gjashtë, vitin e kaluar refuzoi të marrë pjesë në “orën patriotike” në shkollën e saj, dhe realizoi një vizatim ku shihen raketat ruse duke fluturuar mbi familjet që kishin mbi kokë flamurin ukrainas.

Propaganduesi bjellorus mburret duke thënë se vendi i tij tani është një "shtet bërthamor", teksa kërcënon Poloninë dhe Lituaninë
Lexo po ashtu Propaganduesi bjellorus mburret duke thënë se vendi i tij tani është një "shtet bërthamor", teksa kërcënon Poloninë dhe Lituaninë

Madje në një vizatim ajo kishte shkruar “Slava Ukraini” apo lavdi Ukrainës, veprim ky që ndalohet me ligj në territorin e Rusisë.

E kur punonjësit e shkollës i telefonuan policisë për shkak të vizatimit, Aleksei kërkoi këshillë nga ekspertët e fushës së drejtësisë.

Megjithatë, nuk i shpëtoi “kthetrave” të policisë të cilët filluan të hulumtojnë llogaritë e tij në rrjetet sociale – duke kërkuar një arsye që ta vendosin prapa grilave.

"Të mrekullueshme, Ben...": Ministri ukrainas publikon video, falënderon Britaninë për tanket e dërguara
Lexo po ashtu "Të mrekullueshme, Ben...": Ministri ukrainas publikon video, falënderon Britaninë për tanket e dërguara

Moskalov ishte dënuar fillimisht me 32 mijë rubla (rreth 415 dollarë) për shkak të deklaratave të bëra në internet, duke i quajtur ushtarët rusë përdhunues.

Ai këto komente i pati bërë pasi u zbuluan krimet e luftës që i kishin kryer ushtarët rusë mbi civilë ukrainas në Bucha të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur copa e raketës ruse bie në rrugë, nëpër të cilën po kalonin shumë vetura në Kiev

Momenti kur copa e raketës ruse bie në rrugë, nëpër të cilën po kalonin shumë vetura në Kiev

Evropa
Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë

Snajperistët ukrainas nga më shumë se një milje eliminojnë me precizitet të paparë ushtarët rusë

Evropa
Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth

Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth

Evropa
Kundërofensiva “së shpejti” - u ka thënë komandanti i Forcave Tokësore, trupave të Ukrainës në lindje

Kundërofensiva “së shpejti” - u ka thënë komandanti i Forcave Tokësore, trupave të Ukrainës në lindje

Botë
Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë 'streha më e madhe e qytetit' për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë 'streha më e madhe e qytetit' për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Botë
Vuçiq thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Vuçiq thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori