Burrat jazidi tregojnë si i mbijetuan ekzekutimit të ISIS-it, duke u shtrirë si të vdekur (Foto)

Pasiqë ISIS-i kishte pushtuar qytetin e tyre, i kishin tubuar ata në një shkollë, ndërsa burrat ishin rreshtuar në një anë, gratë dhe vajzat ishin vënë në njëren anë të sallës dhe do të shfytëzoheshin nga skllave për seks.
Burrat u kontrolluan nga sqetullat, dhe ata që kishin më shumë qime nën sqetulla, konsideroheshin mjaft të vjetër për t’u vrarë. Edhe burrat pastaj ndaheshin në dy grupe, njëri grup që ishte i gatshëm për t’iu kthyer Islamit dhe grupi tjetër që dëshironin të mbetnin të krishterë.
Të krishterve u tha se ata do të dërgoheshin në malet Sinjat dhe do të liroheshin. Por ky ishte një mashtrim, sepse ata u dërguan me kamion ishin në fushat e fshatit Kojo, në Irakun verior për t’i vrarë.
Khalafi, që për shkak të mbrojtjes se identitetit e ka ndryshuar emrin, tha se ai ishte një nga 800 njerëzit në të cilët ishte shtënë, por që për fat mbijetoi.
Ai ishte shumë i frikësuar për të lëvizur, prandaj edhe vendosi që të shtrihet si i vdekur. Ai ishte i mbuluar nga gjaku i kufomave tjera dhe një nga trupat e vdekur ra mbi kokën e tij.
Dy vëllezërit e tij janë vrarë, por ky dhe dy nipat e tij qëndruan për orë të tëra në varr, derisa ushtarët u larguan. Nëse ata do të kuptonin që dikush nga ata ishte gjallë, do ta qëllonin në kokë. Kështu qëlluan një njeri që ishte afër Khalafit.
“Ata (ISIS) morrën çdo gjë nga ne, telefonat, paratë, ari,” tha ai për mailonline, transmeton Gazeta Blic.
Muxhahidënt kishin urdhëruar që burrat dhe djemtë mbi moshën 10 vjeç të qëndronin në të djathtë, ndërsa gratë dhe fëmijët në të majtë.
Për këta tre anëtarë të familjes, kjo përvojë e hidhur jetësore ishte e gjatë. ISIS ka vrarë të paktën 17 anëtarë të familjes së tyre, ndërsa 30 janë në robëri.
“Gruaja ime dhe dy fëmijët janë ende të zënë rob nga ISIS-i,” tha njëri nga nipat.
Sipas shifrave të OKB-së, rreth 50,000 jazidi janë arritusur nëpër male, ndërsa qindra jazidi janë zënë rob.






































