LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri britanik tregon se si u torturua nga rusët – njëra mënyrë ishte të dëgjonte “të njëjtën muzikë për 24 orë”

I burgosuri britanik tregon se si u torturua nga rusët – njëra mënyrë ishte të dëgjonte “të njëjtën muzikë për 24 orë”

Një i burgosur britanik i kapur nga rusët në Ukrainë ka zbuluar se e kanë detyruar të dëgjojë grupin suedez “ABBA”, 24 orë në ditë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili u lirua në një shkëmbim të burgosurish të organizuar nga Arabia Saudite, tha se u godit me thikë, u godit nga rryma dhe u detyrua të dëgjonte kolonën zanore të “Mamma Mia”.


Atij gjithashtu iu dha vetëm bukë bajate dhe ujë të pistë për të mbijetuar.

Pasi u dënua me vdekje nga gjykatat ruse në qershor, Pinner u transferua në një qeli tjetër, por tortura muzikore vazhdoi.

Ai tha për The Sun: “Kushtet ishin më të mira, por ata ende luanin muzikë – dhe këtë herë ishte Believe nga Cher”.

“Kishim ditët tona të errëta dhe unë qava shumë. Na u desh të mbështetemi pas një lloj shprese dhe kështu mbijetova”.

“Gjashtë muajt e fundit kanë qenë ditët më të këqija të jetës sime. Nuk dua të dëgjoj më kurrë një këngë ABBA ose të shoh një copë bukë. Unë thjesht jam shumë me fat që jam në shtëpi”.

Pinner tani është kthyer në shtëpi me familjen e tij në Potton, Bedfordshire.

Nëntë të burgosur të tjerë të huaj u liruan gjithashtu në marrëveshjen e fshehtë midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë Aiden Aslin, 28 vjeç, i cili tha se ishte therur me thikë, rrahur dhe detyruar të dëgjonte këngët sovjetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori