Bukuroshja nga Vitia, Nafije Demiri, është shfaqur në reklamën e MotoGP, me rastin e eventit motoristik, i cili u organizua në Katar, ku garuan motoristët më të mirë në botë, Valentino Rosi, Andrea Dovizioso, Marc Marquez etj.

Ajo shfaqet në fillim të kësaj reklame duke e bërë me duar shqiponjën dykrenore. Në një prononcim dhënë Gazetës KNN, Demri tha se ky gjest e bëri atë të ndihet krenare.


“Ishin prezente gjitha mediat e botës, më intervistuan të gjitha dhe më dhanë komplimente. Të gjitha vajzave na thanë të ekspozojmë fytyrën dhe trupin që të dukemi sa më bukur para botës, ndërsa mua gjëja më e bukur në trupin tim, mu duken duart e mia, gjersa e bëra Shqiponjën, s’ka rëndësi dukja ime u thash”, është shprehur Nafije Demiri.

Ajo tregoi si ka arritur të jetë pjesë e këtij evenimenti më të rëndësishëm në botë në fushën e motoristikës.

“Qe një muaj kam ardhur në Katar. Këtu më bënë një ofertë ‘Triniti Talent’ që të aplikoj për bukuri dhe talent. Pas një jave më kishin përzgjedhur që të bëj reklama për MotoGP, ku garuan motoristët më të mirë në botë”, rrëfeu bukuroshja kosovare.

Nafije Demiri me profesion është aktore, ndërsa ka luajtur në shumë shfaqje, filma, shou televizivë dhe kamera të fshehura që janë realizuar më parë në Kosovë.