LAJMI I FUNDIT:

Bukuroshja e fjetur

Bukuroshja e fjetur

Nicole Delian nga Pensilvania është një nga njerëzit e paktë që vuajnë nga sindroma Klein-Levin që është e njohur edhe si “sindroma e bukurosheve të fjetura”.

17-vjeçarja, sikur personat tjerë që vuajnë nga kjo sindromë, kalon 18 deri 19 orë në ditë duke fjetur dhe është e lodhur nga kjo. Madje edhe kur është e zgjuar, është e heshtur dhe nuk është në gjendje të hajë.

Nëna e Nicole ka thënë se vajza e saj një herë ka fjetur gjatë gjithë festave të fundvitit dhe është zgjuar kah mesi i janarit për t’i hapur dhuratat.


Siç njofton Huffington Post, ajo ka treguar se 17-vjeçarja madje i kaluar 64 ditë në gjumë dhe është zgjuar vetëm për të ngrënë.

Sindroma Klein-Levin është shumë e rrallë dhe diagnostikohet me vështirësi. Besohet se vetëm 1.000 njerëz në gjithë botën vuajnë nga kjo sindromë. /Telegrafi/