Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, në debatin “360 gradë” në Alsat, bisedoi për zhvillimin e skenës politike në muajt e ardhshëm pas fillimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Zgjedhjet për kryetar do t’i udhëheq Zaevi dhe kryesia e LSDM-së për ndonjë nga to apo ndonjë që nuk e shohim, reziku është nëse eventualisht nuk ka sukses, të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kur jemi aq afërt, e arsyeshme, sipas meje, është të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se i kërkoi Hristijan Mickoski. Takimin që e bënë në muajt maj dhe qershor ishte që bashkërisht me zgjedhje për kryetar të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, të ketë Qeveri sipas modelit të Përzhinos”, thotë Buçovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se nëse do të ishte në vendin e Zaevit, sipas tij duhet të shkohet në zgjedhje, gjegjësisht edhe në zgjedhje për kryetar edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkërisht.
“Ta shohim Zaev ekonomistin. Këto dy vite kaluan nga mandai, ishte i preokupuar me zgjidhjen e çështjes së emrit, me përmirësimin e pozicioneve ndërkombëtare të Maqedonisë. E dukshme është se në pjesën e ekonomisë, në pjesën e reformave tjera ka ngadalësim serioz, kjo mund të jetë reflektim i afati të mesëm, dhe jo në afat të gjerë në rejtingun që e ka LSDM-ja”, theksoi Buçovski.
Ai thotë se një pjesë e partive opozitare shqiptare kanë filluar fushatën për zgjedhje përmes promovimit të ndryshimeve kushtetuese, që sipas tij, më shumë është ngritja e rejtingut se sa rrezikshmëria të ndalojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese për marrëveshjen e Prespës. Buçkovski parashikon se kah mesi i janarit do të mbarojë procesi i ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/