LAJMI I FUNDIT:

Buçaj dhe TEB Banka ndajnë 65 mijë euro për shtëpitë e skamnorëve

Buçaj dhe TEB Banka ndajnë 65 mijë euro për shtëpitë e skamnorëve

Në Odën Ekonomike të Kosovës, TEB Banka dhe Kompania Buçaj nga Prishtina nënshkruar marrëveshjen me të cilën për nevojat e skamnorëve ndajnë 65 mijë euro, Kompania Buçaj 50 mijë dhe TEB-i 15 mijë euro.

Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj me këtë rast ka theksuar se dy ndërmarrje të fuqishme të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen me Odën për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive të skamnorëve dhe po behën pjesë e një aksioni humanitar i cili ka filluar nga Qeveria e Kosovës, por është pasuar nga shumë ndërmarrje të fuqishme në vend.

“Kemi dy ndërmarrje të cilat kanë vënë një shumë te konsiderueshme për të ndihmuar aksionin për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët. Kemi ndërmarrjen Buçaj e cila sot ka bë një deklaratë me shkrim që do të jep 50 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të skamnorëve dhe TEB bankën e cila për këtë destinim ka ndarë 15 mijë euro”, tha Beqaj, duke theksuar se këto mjete do të derdhën në fondin e krijuar për këtë destinim me iniciativën e Qeverisë së Kosovës.


“Kjo po dëshmon që biznesi në Kosovë është i fokusuar jo vetëm në orientime afariste por edhe veprime humanitare. Është mirëpritur aksioni i ndërmarr edhe nga Qeveria sepse ka shume njerëz të cilët kanë nevojë shumë të madhe për ndihmë, prandaj publikisht po i falënderoj edhe Kompaninë Buçaj për zemërgjerësinë që kanë treguar dhe TEB Bankën për kontributin e tyre”, tha kryetari Beqaj.

Xhevat Isufi pronar i Kompanisë Buçaj me këtë rast theksoi orientimin dhe interesimin e kompanisë që ti bashkëngjitet këtij aksioni të qëlluar ma karakter human, me qëllim që sado pak ta zbusin situatën e rëndë sociale e ekonomike e cila po mbretëron në vendin tonë.

“Edhe në të ardhmen kompania Buçaj ka respektin ndaj këtyre familjeve dhe do të jetë në vazhdimësi në përkrahje të tyre. Jemi të interesuar qe çdo aksion me karakter humanitar të përkrahim dhe që tu ndihmojmë atyre që kanë nevojë”, tha Jusufi.

Drejtori menaxhues i TEB Bankës Alpy Yilmaz iu falënderua kryetarit te OEK-ut qe iu dha mundësia te jetë pjesë e këtij sponzorim dhe theksoi se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të përkrahin projekte humanitare.

“Nuk është hera e pare dhe as e fundit qe ne kontribuojmë për rastet sociale ne Kosove dhe do te vazhdojmë te kontribuojmë edhe ne te ardhmen” , tha drejtori i TEB Bankës.